Të bësh, o Zot

Autorja: Enca Skutari

«…Ndëjenj ethën kësaj qines së dritës» (Ungaretti)
Ndër duart e tua
u lëshova sytë e mi
të bësh, o Zot,
dy yliz te shkëlqyer
për t’errëta;
ndër duart e tua

vura duart’ e mía
të bësh, o Zot,
dy penda te glata
për ëngjellin
çë s’mund fluturonj;
ndër duart e tua
fsheha zëmren e time
të bësh, o Zot,
një diell i çelur
për shpinë të ngritë
ç’është mbi dhé.