Taslima Nasrin – rebelja e Bangladeshit
Përkthyesja: Ilire Zajmi

E dënuar me vdekje nga ekstremistët myslimanë të vendit të sa, Bangladeshit, shkrimtarja Taslima Nasrin, është kthyer në Daka, pas pesë vitesh ekzili në Perëndim. Për t’iu gjendur afër nënës së saj të sëmurë. Këtu ajo rrëfen si jetohet në një komb që e ka dënuar universin femëror me heshtje.
Faji i saj? Se ka dënuar me artikuj, poezi e shqyrtime dhunën që shumë bashkëkombase të saj e durojnë çdo ditë nga burrat apo baballarët e tyre. Dhunë që e justifikojnë duke iu referuar shkrimeve të shenjta. Taslima Nasrin, 35 veçare, mendimtare, poeteshë, shkrimtare, është një grua e thyer. E dënuar me ikje, me ekzil, me klandestinitet nga fatva të cilën fundamentalistët islamikë të Bangladeshit ia shqiptuan para pesë vitesh, për shkak të rrëfimeve në një libër të përkthyer në tërë botën, ku përshkruan që ekstremistët muslimanë ia shkaktojnë minorancës induse të shtetit të saj, pas shkatërrimit të xhamisë Ajodias, në Indi, në vitin 1992. E përgjithësisht, sepse pikërisht ka denoncuar, me artikuj, poezi e shqyrtime, dhunën e vazhdueshme, e cila në një shoqëri autoritare e patriarkale si ajo e Bangladeshit konsumohet “normalisht” mbi trupin e shkretë të femrave. Një dhunë e autorizuar, bile edhe e shkruar, në shkrimet e vjetra të kuranit. E ikur nga Daka. Në vitin 1993, me ndihmën e një ambasade të huaj, e dënuar me një ekzistencë patetike tërë këto vite, Taslima Nasrin vendosi të kthehej në shtëpi: duke e sfiduar fatvën, duke sfiduar vetë autoritetet e Bangladeshit (që e sfidojnë të padefinueshme) për të qenë sa më afër nënës së saj të sëmurë. Prej asaj dite jeton në ethe, në errësirën e dhomave me perde të lëshuara. Me emrin e saj që brohoritet nëpër rrugë dhe që shkruhet nëpër faqet e gazetave. Për të qëndruar sa më afër nënës sa saj, ajo ka vënë në hipotekë jetën. Ka sakrifikuar minimumin e lirisë së fituar në Perëndim për të qenë prapë gjah i masës që e shtrënguar të shkojë në ekzil pesë vjet më parë. Qështë sërish e burgosur, si me romanin që e ka bërë të famshme, ashtu si ndodhi me Salman Ruzhdiun.
“Në Evropë gjithënjë kam lëvizur me roje, kudo që jam ftuar. Këtu, secili mund të paraqitet si bodyguard për të rënë pastaj thikë pas shpinë? Kush nuk do t’a bënte për t’a siguruar parajsën? Apo për 2.500 dollarë. Indira Gandi u vra nga roja, të cilën ajo vetë e vuri të ruajë në kopsht. Sa herë, duke ecur rrugës kam përjetuar dhunën e shfrenuar të meshkujve të vendit tim: cigaren e fikur në krahëror, apo pickimin në prapanicë. I falenderohem qiellit që nuk më kanë djegur me acid! Por, s’pata zgjidhje tjetër, u desh të kthehesha në vendin tim, Sapo mësova për sëmundjen e nënës sime vendosa të kthehem. Aterimi në Dakë ka qenë shumë emocionues – “ thotë Taslima, Edhe pse dridhesha nga frika se do të më identifikonin, do të më arrestonin, dhe do të bëhesha shujtë e turmës. Por, tipi në aeroport, as që më shikoi në fytyrë, nuk e lexoi emrin tim, si të ishte gjysëmanalfabet: Këtu kalova në aeroport. Të nesërmën emri im gjindej gjithkund, bashkë me lajmin se grupet fanatike mullah kërkonin kokën time. Prej atëherë jetoj në pritje që nëna ime të vdes, apo të më vrasin mua të parën, apo presin që ajo të vdesë për të më vrarë pastaj. Apo të ndodhë diçka tjetër, kushedi.
Gjatë tërë këtyre viteve në Evropë kam pasur liri të paparamenduar në Bangladesh: lirinë e shprehjes, mendimit, të posedoj në vetveten dhe trupin tim, pa frikën ndaj skandaleve, ofendimeve. Por cfarë vlere ka liria që të dhurohet kësisoj, pa u përpjekur që t’a fitosh. Kur iu mungojnë liritë elementare të cilat vuajnë me mijëra gra në Bangladesh nga të cilat kam vuajtur edhe unë në rini. Është e vërtëtë se në Oslo, në Nju Jork, Romë, Paris, kam gëzuar me mijëra privilegje e ftuar gjithnjë të flas në emër të femrave të rendit tim. Por vuaja edhe nga humbja e vetvetes të cilën e lashë pas shpinës: Taslima dëshmitare dhe reportere e dhunës së pëditshme, Taslima poeteshë qytetare, mendimtare e Dakës, e dashur, e urrejtur por gjithënjë e lexuar, e diskutuar, e përndjekur, gjithnjë në qendër të vëmendjes, Taslima, që i thotë gjërat ashtu si i sheh, në fjalët e së cilës gratë tjera gjejnë fjalët që nuk kanë guxuar t’i thonë. E ndjeja mungesën e vetvetes së hidhëruar, të atij hidhërimi që e ka ushqyer nevojën time për të shkruar.
Në Perëndim, kam qenë e lirë t’a them atë që dëshiroja, por kam pasur pak të them. Këtu jam një zog në kafaz. E për këtë kafaz, për njëmijë mënyra e të mbyllurit në kafaz të femrave të vendit tim, të fatkeqësisë të lindesh femër në këtë pjesë të botës, mund të shkruaj derisa të jem gjallë- thotë e vendosur Taslima. Në Francë është botuar libri I saj “Fëmijëria e vogëlushes”, një libër autobiografik. Taslima thotë se sa më vonë që botohet në Bangladesh, aq më mirë. Nuk ia kam dhënë dorëshkrimin akoma askujt. Por e di që disa kopje tashmë po qarkullojnë në Kalkutë dhe mund të arrijnë shumë shpejt edhe këtu. Është historia ime.E kam shkruar për tre muaj. Ka qenë një mënyrë ngushëllimi në këtë univers brutal, në të cilën u gjenda unë dhe familja ime. Një mënyrë për të shprehur dashurinë që ndiej ndaj nënës, e cila sakrifikoi tërë jetën për të na rritur mua dhe vëllezërit. Nëna dhe babai, iu kam falur të gjitha, më kanë munguar ashtu si unë atyre, gjatë gjithë këtyre viteve. Fundamentalistët që më dënuan kanë thënë se vetëm nëse bëj ndonjë gjest të vullnetit të mirë, vetëm nëse pranoj se kam ofenduar ndjenjat relogjioze, fatva do më hiqet. Por unë s’kam bërë asgjë për t’u penduar. Kam dënuar turmën fundamentaliste për këtë s’mund të kërkoj falje. Grupet feministe të Dakës nuk dijnë si të veprojnë në një rast si timin, që është I largët nga brutaliteti I përditshëm femëror. Ai brutalitet që i dëshiron gratë skllave e të heshtura, objekte të burrave e të etërve, të privuara nga çdo e drejtë. Intelektualë, shkrimtarë, gazetarë më shohin si njërën që ka dalë nga grigja, për të cilën është më lehtë ta xhelozosh sesa të solidarizohesh. Por ja ku jam, e thyer, e izoluar, e privuar nga mbojtja dhe e vetmuar. “Nuk i frikësohem shumë vdekjes, por faktit se shumica e konsiderojnë vdekjen time të shenjtë, ndëshkimin që e kam merituar! Ngashëllohem duke menduar se sido të përfundon historia ime (me ekzekutim të pashembullt apo martirizimin e pafund të pritjes, ndoshta përgjithëmon), do të vijë çasti kur njerëzit do të kujtojnë, do të kuptojnë, të bëhen të ndërgjegjëshëm për situatën në të cilën gjendem tani, e vetmuar, e dënuar, zë i humbur në shkretëtirë. Por, sido që të jetë fundi, dënimi tashmë e ka bërë të veten, më kanë copëtuar në mijëra pjesë: ndjenjat, letrat, objektet, librat, të gjitha gjërat e mia që i lashë atje në Evropë. Sido që të vijë fundi nuk do të jem i njejti person. As këtu. Ku shpresova të kthehem.
Përgatiti dhe përktheu: Ilire Zajmi