Skeptizëm
Kam djegur dhuratat
që m’i sollën miqtë në festa të përzishme.
Gishtat e lumit me pëshpëritje të egër
pastruan gjithçka.
Po flakët m’i përgjakën pëllëmbët, m’kuqëluan
besimi se më duan
u shkërmoq.
Ftohur gjithnjë nën strehën e dyerve
që s’na hapen
shoh diellin përmbys në një varrezë të hirtë.