Si qenka shi, sot?

Autorja: Brikena Smajli

Pikat e shiut më shtypin
Personazhin e përrallës,
Heshtjen e gjatë të mëhallës,
Kuisjen e grilave të dritareve,
Maninë gjer në pakthim të shamatave.

Si qenka shi sot? Pse?
Kaq i lotuar mjerimi i xhamave.
Gjithmonë i larë.
Deti vërshon nga qiejt
E kërkon t’i mbylli sytë…