Prej detit, shija
Shija e andërrt e detit
m’ka mbetë n’gjuhë, n’sy,
n’thoj…
Diçka m’kujtohet
prej bregut
që shtrihet
mbi kambët e zhdeshuna;
gjallë duhet me kenë
guackat
që nga herë,
n’gushë m’i varshin
zemrat.
Shija që ndihet
vetëm kësisoj,
m’pështjellet ujshëm
rreth ndijimit.
Kthehem leht kah erdha;
diçka si vedja jeme,
dimnit mbetet
tue njohtun ma mirë,
brendësinë e lagësht.