Penelopës

Autorja: Vjollca OSJA

Kërcasin gishtat
holluar,
në avlëmendin e artë të trillit
për të endë, lojën
me nocionin e ndotë të besnikërisë

Po plase gjinkallë
pa mundë me thanë
Pritja s’i takon Odisesë.