Një ditë llonari
«Vetem burri pënxon ato dherat» (C.Pavese)
Kjo ditë llonari
s’ka ethë.
Zëmra atij burri
përglunja
fluturon mbi një munxjel
grurë.
Djersë e plëh
te lëmi guri
djegen mbi lëkures
edhe e djegur ka dielli
si lilez hekuri të djegme.
Po burri i menduarshem
nëng adunaret
se ka zëmra tij
piqet një pikez gjak
çë përzihet me gruret
ndër glunjet’ e dhëmbura.
E nëng di se prapa
shpatullavet të djersem
buthtohet një dritë deti.
Zgjodhi dhe përgatiti për shtyp: Anton Nikë Berisha