Kuja

Autorja: Brikena Smajli

Është një kujë

Që fle përjashta dhimbjes.
Tek fiku shtrembalaq
I gërmuqur nën shi.
Me kthetra e sythë,
Buzëqesh në çastin e fundit.
E shtrihet të vdesë,
Por vetëm lind.