Femra dhe filozofia; femrat filozofe apo femra si subjekt filozofik
Ekziston një numër i madh definicionesh mbi filozofinë si një nevojë plër njohuri ose si një tërësi e të gjitha shkencave. Por, në një koment lidhur me veprën e Platonit, «Gostita – ose mbi dashurinë’, mund të gjendet një definim më alternativ i filozofisë. Nëse asgjë tjetër, është mjaft e logjikshme që veprës e cila kryesisht ka të bëjë me dashurinë dhe principet e saj, ti paraprijë një definim erotik i filozofisë. Filozofia ëshë etja për njohuri, e cila në vete përmban një magji të veçantë erotike. «Filozofi është i etur për njohuri, por ai e di se si është ajo, ai është në gjendje të identifikojë etjen erotike të cilën ai e zbulon si një udhëheqës ndërmjetësuese mes përditshmërisë së egër dhe bukurisë së përjetshme, ndërmjet varfërisë shpirtërore dhe pasurisë shpirtërore».
Por, a është e mjaftueshme vetëm etja për njohuri? Elasticiteti i një nevoje të tillë për filozofinë përmban edhe llojllojshmërinë tematike që po ashtu është një çështje me interes të posaçëm. Shkenca, të njohurit, qenia dhe të gjitha konceptet tjera filozofike, janë koncepte universale. Por, njëra ndë rpyetjet e shumta që parashtro n mendimi feminist është edhe ajo se: a përfshihet edhe femra me të gjitha vlerat saj në kuadër të uiversales? Nëse pason përgjegje pozitive, atëherë parashtrohet pyetja: përse femra si subjekt është e përfshirë vetëm në një mënyrë simbolike në mendimin filozofik. Vallë, gjithmonë konceptet globale kanë të bëjnë edhe me gjininë e saj nëse kemi parasysh se dallimi gjinor megjithatë përman edhe specifikat e veta.
Që nga filozofia antike greke, përkatësisht nga periudha jonike e saj, filozofia kryesisht është e koncentruar në çështjet kozmologjike të formimit të botës ose me problemin e krijimit dhe lëvizjes së materies. Subjekti femëror haset në mendimet e Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, edhe atë kryesisht në mendimet e tyre politike sipas të cilave femra nuk paraqet ndonjë subjekt i rëndësishëm në shoqëri që asaj t’i kushtohet ndonjë rëndësi e posaçme. Por, në qoftë se femra nuk është subjekt i rëndëssihëm në mendimin filozofik, ajo përbën një subjekt serioz në veprat artistike të botës antike, gjë që do të verifikonte ndarjen aqë shpesh të përmendur: racio-njohuri-mashkullore; meocione-ndjenja-femërore.
Nuk mund të pritet që femra të jetë subjekt i të menduarit filozofik gjatë kohës së skolastikës, sepse në këtë periudhë, filozofia u shndërrua në një int3erpretuese të thjeshtë të dogmave teologjike; njëra nga këto dogma është mëkati i madh i femrës dhe aleanca e saj me forcat e errëta. Periudha e mesjetës është periudha e cila mund të prodhojë fat jetësor të një Abelari. Ajo është periudhë e kastrimeve për shkak të mëkatit të imagjinuar njerëzor, periudhë të cilës nuk i shkoi dot për dore të zbulonte një mënyrë të kastrimit të emocioneve njerëzore.
Subjekti femëror shënon kthim në mendimin evropian kurse akoma më shumë në art pikërisht gjatë kohës së Humanizmit dhe Renesansës. Dante, udhëhiqet drejt rrugës për në parajsë nga Beatriçja, e dashura e tij. Të vendosësh femrën në parajsë pas shekujve kur etërit kishtarë as në ferr nuk gjenin dot vend që ajo të vuante sa më shumë, është një guxim i vërtetë. Por në mendimet moralizuese të kësaj kohe, nuk mund të thuhet se ajo zë një vend të rëndësishëm si subjekt, përveç në librat mbi utopinë e kësaj kohe, ashtu si në të gjitha utopitë të cilat janë vendet e vetme në të cilat të gjithë janë të barabartë.
Filozofia e kohës së re *empirizmi dhe racionalizmi) përqëndrohet kryesisht në metodat e të njohurit (Frensis Bekon), kurse një pjesë e rëndësishme e filozofisë në të cilën mund të shtrohet edhe çështja e gjinisë, është filozofia e Dekartit, përkatësiht ideja e tij filozofike mbi dualizmin njerëzor, dualizmin mes shpirtit dhe trupit përtë cilin flet në veprën PASIONET E SHPIRTIT (Les passions de l’ame). Trupi është realiteti; shpirtërorja është të menduarit. Ky është dualiteti i cili do të kritikohet më vonë nga Spinoza. Me inspirim kartezian është shkruar vepra e autorit Pulen de la Bar. «Mbi baraznë mes gjinive» – në të cilën ai thekson se meshkujt meqë janë më të fuqishëm gjithnjë favorizojnë gjininë e tyre, kurse femrat duke mos pasur ndonjë rrugëdalje tjetër pajtohen me një situatë të tillë.
Sipas kësaj, mund të konkludohet s subjekti femror në filozofi imponohet kryesisht si diskutim lidhur me mendimin politik. Femra haset si subjekt në veprat e filozofëve të iluminizmit gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë. Mendimtarët e tillë siç janë: Volteri, Ruso, Monteskje dhe Didro, kryesisht preokupohen me marrëdhëniet shoqërore dhe pozitën e femrës në shoëri dhe pozitën e tillë e konsiderojnë si veçanërisht të rëndësishme. Sipas Helveciusit pozita inferiore e saj është pasojë e tërësishsme mungesës së mundësive të nëjjta për arsimim për të dy gjinitë.
Subjekti femëror mund të vërehet në filozofinë iracionaliste, pas Hegeleit, edhe atë në suaza të mendimit filozofik dhe kzistencialist të Kjerkegorit dhe mendimit iracionalist të Fridrih Niçes. Femra haset si një element tërësisht pasiv në mendimin filozofik të Niçes dhe psikoanalizën e Frojdit dhe Lakanit.
Një vepër me interes që trajton këtë çështje, është vepra e autorit Stjuart Mill NËNSHTRIMI I FEMRËS (The Subjenction on Ëomen), në të cilën ai diskuton lidhur me çështjen e të drejtave politike të femrës. Vepra e këtij autori është njëra ndër veprat më të përdorura nga ana e ideologëve të lëvizjeve femërore gjatë procesit të krijimit të një kodeksi të të drejtave politike të femrës.
Çështja femërore është mjaft aktuale në mendimete filozofëve të socializmit utopik dhe filozofisë së marksizmit (kjo çështje më gjerësisht diskutohet në kapitullin kushtuar veprës së Simon de Bovoar).
Zhvillimet moderne të filozofisë së shekullit XX shkojnë drejt pluralizimit të temave të subjekteve filozofike. Sipas kësaj, Nensi Holand në veprën e saj A ËSHTË I MUNDUR EKZISTIMI I FILOZFISË FEMËRORE, (Its Ëomen’s Philosophy Possible), thekson se në filozofinë moderne ekziston mundësia për hapësirë më të gjerë për subjektin femëror. Një hapësirë e tillë sipas saj mund të gjendet në suazat e hermeneutikës (Hajdeger), fenomenologjisë (Merlo-Ponti) dhe ekzistencializmit (Sartër dhe Bovoar).
Vend të rëndësihëm subjekti femëror – Tjetra, zë në mendiumin poststrukturalist dhe postmodern. Mendimi për të si mendim p;ër një mënyrë alternative të të menduarit mund të haset në veprat e mendimtarëve të qarkut postmodern, siç janë: Zhan Bodriar, Aleksander Zistakis dhe Zhan Fransoa Liotar. Mendimet e tyre lidhur me subjektin Tjetër në filozfoi dhe shoqëri zhvillohen paralelisht me idetë e feminizmit postmodern, përkatësisht me veprat e Liz Irgirej, Julia Kristeva, Alison Xheger, Elen Shouvolter e tjerë.
Njëri ndër problemet kyçe të mendimit feminist është emërimi i subjektit femëror, si dhe ontologjia e filozfoisë femërore. Duke diskutuar rreth filozofisë femërore, Rosi Bradoti thekson: «Që të gjitha tekstet nga tradita e gjatë filozofike janë mashkullore, të racës së bardhë dhe Eurocentrike. Sipas mendimit të saj, por njëkohësisht edhe të teoricienteve të tjera të feminizmit, filozofia është një disiplinë e ekskluzitivetit, jo vetëm në baza gjinore por edhe në baza racor dhe kontinentnale. Filozofia e definuar si përpjekje për të njohur, nuk ka krijuar interesim për të njohur edhe vlera tjera përveç vlerave tanimë të kundërshtuara nga shoqëritë, kushtimisht thënë patriarkale. Mu për këtë arsye femrat do të duhejtë disidentifikoheshin nga falologocentrizmi i disiplinës filozofike. «Unë dëshiroj që femrat të distancohen nga disiplina e filozofisë, meqë ajo është një disiplinë dominuese-mashkullore, edipike, teorikisht hegjemone dhe përbën një diskurs ekskluziv të fuqisë. Filozofia e vetme të cilën unë dëshiroj ta praktikoj është filozofia e autorëve Irgirej dhe Deleuze, e cila është paramenduar si krijim i mënyrave të reja të të menduarit». Feminizmi si koncept ka për detyrë afirmimin e këtyre formave të reja të të menduarit dhe të të njohurit në të gjitha fushat e shkencës. Sipas kësaj, subjekti ontologjik i feminizmit është femra dhe dallimi i saj gjinor. Ky dallim gjinor përbën aspektin tematik të shkencës për subjektin e saj.
Sipas filozofëve të feminizmit, koha e sotme është koha e fundit, për ndryshim të temave filozfoike ose për krijim të një filozofie paralele femëore e cila do të duhej të parashtronte pyetjet të cilat nuk janë parashtruar deri më tani. Subjekti i feminizmit është multiplit dhe kompleks për shkak se nuk i pranon dot të gjitha format unitare të të menduarit, kjo situatë provokon një vetësprovim të përhershëm të teorisë. «Feminizmi është pyetja, afirmimi i dallueshmërisë gjinor si një vlerë pozitive – është përgjigje në këtë pyetje. Në këtë mënyrë, filozofia feministe sot nënkuptohet si një aktivitet që ka për qëllim të artikulojë çështjet e identitetit individual dhe gjinor, nëpërmjet temave q kanë të bëjnë me subjektivitetin politik, tema të cilat shprehen me anë të legjitimimit ontologjik dhe epistemologjik».
Feminizmi, pra, mund të definohet si një kërkim i përhershëm, ashtu siç është filozofia është një kërkim i përhershëm i njohurisë. Gjtë një kërkimi të tillë i cili zhvillohet në dy drejtime, ekziston mundësia e takimit të metodave të ndryshme gjatë zbërthimit të problemeve. Një takim i tillë, megjithatë është mjaft objektiv.
FILOZOFIA E EKZISTENCIALIZMIT
Ekzistenca ka përparësi para esencës; të ekzistosh është gjëja më e rëndësishme në botë. Pavarësisht se a bëhet fjalë për mashkullin apo femrën, ekzistimi duhet ë jtë preokupimi themelor i individit. Për këtë «ekzistencializmi është në radhë të parë filozofi e njeriut, e më pas filozofi e natyrës. Njeriu – kjo enie çuditshme me qëndrim të përkohshëm në këtë botë, i cili pikërisht nga kompleksi i përkohësisë që bart në vete është i detyruar të bëjë akte të cilat hrë duken fare të vogla, e herë të mëdha. Hapat që i ka ndërmarrë njeriu gjithmonë kanë qenë me interes, sepse nga hapat e tij janë varur shumë gjëra, nga hapat e tij është varur edhe vetë zhvillimi i mëtejshëm i llojit të cilit ai i takon. Njeriu është krijus i një numri të madh të vlerave kulturore dhe humane, me anë të të cilave ka ardhur në shprehje aspekti pozitiv i prsonalitetit të tij. Por, nga ana tjetër, të gjitha energjitë negative të botës për të cilat jemi dëshmitrë, përsëri vijnë nga njeriu, nga dëshira e tepruar e tij për sundim dhe fuqi, ose nga ndjenja për t’u ngritur mbi të tjerët nëpërmjet vlerave negative. Realiteti i këtillë gjatë kezistimit të botës si një baraspeshë mes pozitives dhe negatives njeriu e shndërron në një qenie me interes për hulumtime ose për zhvillim të teorive filozofike.
Filozofët ekzistencialistë, duke filluar që nga Seren Kjerkegori, janë filozofët të ciëlt i kundërvihen mungess së shprehur në mendimin qytetar modrn dhe në filozofi. Lidhësa e cila mungon, sipas tyre, është njeriu. Diç i mungon filozofisë e cila në vete nuk përmban qenien e cila është përgjegjëse për të gjitha të mirat dhe të këqiat e kësaj bote.
Rrënjët e mospajtimit filozofik të Kjerkegorit shtrihen në një periudhë më të hershme, pikërisht në polemikën e Blez Paskalit me filozofinë racionaliste të Rëne Dekartit. Kjo polemikë nuk është gjë tjetër përveç se pjesë e diskutimit të përhershëm ndërmjet vlerave racionale dhe emocionale. Racionalistët dyshojnë në çdo gjë – thotë Blez Paskal – por kjo nu do të thotë se nëpërmjet dyshimit gjithnjë mund të arrihet gjer te të njohurit. Ekzistojnë edhe forma të tjera të njohurit, deri te të cilat mund të arrihet edhe nëpërmjet rrugëve të tjera. Këto janë rrugët e zemrës – thotë Paskali. Zemra e njeriut është në gjendje të zbulojë mënyra krejtësisht të ndryshme për filozofinë dhe për të njohurit.
Ekzistenca është fakt dhe nuk ka mundësi që ekzistimi të realizohet nëpërmjet të menduarit. Me rëndësi është që ekzistimi të ndjehet, jo në vetmi, por, së bashku me tjetrin. Ideja për Tjetrin/Tjetrën është e pranishme në mendimin ekzistncial të Sartrit dhe bashkëkohasve të tij. Tjetri është koncept me rëndësi në jetën njerëzore. Sartri lirinë e kupton në mënyrë mjaft personale. Për mendimin ekzistencialist, pesonaliteti është pjesa më e rëndësishme e një shoqërie, por vetëm personaliteti me vetëdije tanimë të formuar për tolerimin e Tjetrit. Ekzistimi i Tjetrit/Tjetrës pranë nesh, është mundësi për të korrigjuar vetveten, mundësi për të na parashtruar pyetje të cilat kushedi se a do t’i kishin parashtruar pa ndjenjën e pranisë së Tjetrit. Pikërisht kjo ide e ndërtimit të një shoqërie nga personalitete me vetëdije të lartë për dallueshmëritë është e afërt për feminizmin. Këtu përputhet poashtu edhe psikoanaliza ekzistencialiste e cila tërësisht dallon nga psikoanaliza frojdiane, e cila i jep përparësi mashkullores. Shoqëria e ekzistencialistëve francezë gjithnjë ka qenë një shoqëri interesante për një femër. «Gjuha e tyre ishte agresive, mendimi kategorik kurse gjykimi i pakontestueshëm. Ata bënin shaka me rendin shoqëror borgjez, refuzonin që të kalonin provimet për oficerë rezervistë… Në çdo situatë – të folurit, qëndrimi, talljet, dëshmonin se njerëzit nuk janë shpirtëra, por, trupa të cilët kanë nevojat e tyre dhe si të tillë janë hedhur në një aventurë të pamëshirshme. Mësova shumë shpejt se bota në të cilën më thërrisnin miqtë e mi të rinj më dukej e pamëshirshme, sepse ata (miqtë e mi) asgjë nuk tregonin mëtë bukur sesa ishte në të vërttë. Prej meje ata kërkonin vetëm që të gjej fuqi për ta shikuar realitetin në fytyrë, gjë të cilën e kisha dëshiruar gjatë tërë kohës».
Filozofia e të pranuarit si pikë fillestare e realitetit si dhe dëshira për të ndryshuar një realitet të këtillë, mandej krijimi i sensibilitetit për vëzhgim të realitetit, është njëri ndër themelet e feminizmit ekzistencial.
FILOZOFIA E SEREN KJERKEGORIT DHE SUBJEKTI FEMËROR
Seren Kjerkegor është filozofi i cili në rend të ditës vendosi analizat filozofike të cilat kanë të bëjnë me çështjen e ekzistencës njerëzore. Kjerkegori llogaritet si njëri ndër kritikët kryesorë të filozofisë spekulative,përkatësisht të sistemit Hegelian të shpirtit absolut. Sipas tij, mendimi filozofik nuk mund të përqëndrohet në vetveten, por në analizat që kanë të bëjnë me ekzistencën e individit. E vërteta duhet të jetë subjektive dhe themel i saj nuk është vetëm të menduarit, por edhe të besuarit. Si e vërtetë që është, ajo duhet që të zgjojë besim tek njeriu, kurse të vërtetat etike dhe religjioze janë të vetmet të cilat kanë të bëjnë me individin. Qëllim i parë i të filozofuarit, në këtë rast, nuk është që të ndërtohet një sistem të cilit do t’i përmbaheshin, por ndërtim i një filozofie në kuptimin e plotë të fjalës. Sipas Kjerkegorit, pozita e individit nuk është asgjë më shumë, sesa poztë e vetëtjetërsimit. nëse filozofia dhe religjioni, nuk bëhen pjesë përbërëse e vetë jetës njerëzore, atëhrtë njeriu do të humbiste vetveten. Të jetë human gjer në frymën e fundit – është njëra ndër detyrat e parashtruara para njeriut. Në ç’mënyrë do të plotësohej një obligim i tillë? Thjesht, duke ndjekur ndjenjar njerëzore. Prandaj, e vërteta do të duhej të ishte vetëm subjektive.
Kjekegor konsiderohet si njëri ndër filozofët e parë të ekzistencializmit. Kjerkegor i pari parashtroi problemin e ekzistencës njerëzore, duke shprehur mendimin e vet mbi krizën e personalitetit në shoqërinë qytetare, bashkëkohore. Veprat më të njohura të tij janë: «I sëmurë për vdekje’, «Frikë dh drithërima», «Ditari i një të dashuruari», «Plotësimi i përfunduar joshkencor’.
Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë mund të përmenden disa qasje që i bëhen subjektit femëror, por sigurisht asnjëra nga to nuk përmban subjektivitetin e Seren Kjerkegorit. Një prezencë aq e theksuar e femrës në mendimin e tij filozofik është plotësisht e kuptueshme nëse kemi parasysh faktin se ky filozof i kundërvihet sistemit filozofik hegelian, sipas të cilit esenca dhe vetëdija njerëzore përcaktohet nga realiteti shoqëror. Te ky filozof nordik, me një bekgraund të akullt gjeografik, ose përplot dilema hamletiane nga aspekti historik, të menduarit për femrën zhvillohet në një mënyrë të ngrohtë meshdetare. Femra si subjekt, shushurit këndshëm në filozofinë e tij, edhe atë në dy stadiumet e par anë të cilat ai i analizon zhvillimet shoqërore, stade të cilat ai i emëron si: estetike dhe etike. Elementi i cili bën ndërlidhjen e këtyre dy stadeve, është pikërisht elementi erotik, si njëra ndër format më të pranuara të komunikimit mes dy gjinive.
Kjerkegori është filozof i cili di të ofrojë alternativa, pikërisht duke u nisur nga fakti se alternativat, situatë që njeriu të zgjedhë mes dy mundësive edhe atëherë kur që të dyja janë të panjohura ose që të dyja të dëshirueshme, janë situata më të përditshme të mundshme. Cilado që zgjidhet, gjithnjë mbetet i hapur dyshimi se mos ndoshta alternativa e cila nuk është zgjedhur është më e mira. Kjo zgjedhje është provokimi i cili është krijues i mundësive të ndryshme imagjinare dhe reale në shoqëri.
Çka zgjedhin femrat, e çka meshkujt? Si një kavaler i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Kjerkegor mendon se femrat janë ato që zgjedhin, kurse meshkujt janë ata të cilët përpiqen të jenë të zgjdhur pikërisht nga ana e femrave.
Femra dhe mashkulli, kjo duo cila vërtitet faqeve të të gjitha librave të kësaj bote, në libra të shenjtë e heretikë, të mëdhenj a të vegjël, të rëndësishëm ose jo, kjo është duoja e ndërlidhur me lidhjet më erotike dhe më emocionale në një pjesë të madhe të veprimtarisë së Kjerkegorit. Ai flet për sensibilitetin si njërën ndër format më të rëndësishem të komunikimit mes gjinive. Ai sensibilitet erotik, që është në gjendje ta sjellë njeriun në situatë që të mos njohë as veten, gjer në marrëzi, është forma për kombinim të dallueshmërive. «Simpatia, femija në mua, femra në mua, mundej të japë më shumë sesa që mundsha ta marr me mend». Komunikimi emocionalo-erotik, shtë i vetmi i cili mundëson praninë e femrës brenda mashkullit, ato janë pikërisht momentet të cilat Kjerkegori i quan si reagime senzuale të secili mashkull, ato janë reagime të femrës e cila banon diku thellë në brendi të tij.
Ky sistem sensibil i komunikimit realizohet nëpërmjet dëshirës, e cila mund të shprehet në mënyra më të ndryshme. Ekzistojnë dëshira e dëshira, që nga dëshirat të cilat fryejnë lehtë si maestral, nga frika që të mos lëndojnë lëkurën e kadifenjtë, gjer te dëshirat të cilat kanë formën e uraganit, pas të cilave sundon një qetësi totale. Për Kjerkegorin, dëshira e cila vendos një komunikim aq interesant mes gjinive përbëhet nga tri stadiume: i pari, të cili nai e quan parandjenjë të dëshirës për Tjetrin, fillimet me drojë të vendosjes së komunikimit mes gjinive. Ajo është dëshira e cila lind gradualisht dhe imponohet ngadalë dhe turpshëm, si FEMËR. Druajtja dhe femra janë kuptime të cilat Kjerkegori identifikon njërin me tjetrin. Dëshira e fmrës është dëshirë e druajtur.
Gjersa në stadiumin e parë dëshira akoma nuk e ka identifikuar objektin e vet, stadiumi i dytë është stadium i shtegëtimit pas saj. Stadiumi i tretë, si stadiumi më i lartë, është ai në të cilin dëshira ka një objekt kkonkret të dëshirimit.
Përse pikërisht dëshira është ajo të cilës Kjerkegor i kushton rëndësi të posaçme. Erosi si faktor elementar i komunikimit mes njerëzve imponohe si fushë studimi. Principi femëror i funksionimit zë një vend të posaçëm. Fenomeni femër analizohe nëpërmjet fenomenit Don Zhuan. Personaliteti i Don Zhuanit tërësisht ka të bëjë me krishterizmin. Kjerkegor bën dallimin mes erotikës helene dhe kalorësiake. Në erotikën kalorësiake «ideja e principit femëror shtë në lëvizje të përhershme, gjë që nuk është rasti me helenizmin në të cilin feminiteti gati se nuk ndjehet fare. Por, nëse në traditën helenike ndjehet pak prezenca femërore, në të flitet mjaft për dashurinë. NË FEDRIN, Sokrati të dashuruarit e definon si një dhuratë perëndish që u dhurohet njerëzve të rëndomtë, ashtu që jeta e tyre e rëndomtë të paktën të ketë kuptim. Dashuria nuk është zanat i cili mund të mësohet ashtu siç mund të mësohet zanati i orëndreqësit për shembull, por ajo është ndjenjë e cila na çon drejt përjetësisë, pa dallim se si realizohet kjo përjetësi, fizikisht apo shpirtërisht. Përse pikërisht drejt përjetësisë. Sepse bashkimi mes gjinive mundëson afrim pranë Perëndisë. «Dikur ishim një, por pastaj, Zotërat për shkak të mëkateve tona na ndanë ashtu siç u ndanë Lakedemonët dhe Arkadiasit». Sipasa kësaj, kur një burrë dhe një grua duan njëri-tjetrin janë më të fuqishëm se Zoti – mendon Kjerkegor. Njeriu bëhet i fuqishëm në momentin e të jetuarit me të kundërtën e vet.
T’i kthehemi sërish fenomenit të Don Zhuanit, fenomen të ciin Kjerkegor e përshkruan si një shprehje të demoniakes që ka formën e emocionit. Përse pikërisht karakterizim i demoniakes? Për shkakse demoni të cilin e mbajmë në vete na detyron të bëjmë gjëra të cilat nuk çmohen si pozitive, por të cilat i dëshirojmë shumë në thellësitë e shpirtit tonë. Demoniake është ajo e cila na bën të kemi mendime mëkatare, për të cilat pendohemi më vonë, kurse i Gjithëfuqishmi i mëshirshëm pranon pendimin, duke mos harruar se pendimi ekziston pikërisht për këtë arsye – në natyrën njerëzore qëndron dëshira për të ndaluarën, si njëra ndër dëshirat më kreative të civilizijit botëror. Erotika e Don Zhuanit është erotikëe vardisjes, erotikë të cilën Kjerkegor e ndërlidh me shekujt e mesjetës. Sipas tij, periudha e mesjetës është ajo e cila në historinë e njerëzimit dhe në mendimin personal njeëzor imponon një gjeografi të re. Një gjeografi alternative, për të cilën nuk janë të nevojshme hartat gjeografike e as globet gjeografike të cilët qëndrojnë mbi tavolinat e mendimtarëve. «Shekulli i mesjetës është ai i cili më së shumti flet për një breg i cili nuk gjendt në asnjë hartë gjeografike, bregu i Venerës». Tërë gjeografia botërore rrënohet nën jokonvencionalitetin e gjeografisë së trupit femëror, që do të thotë ngjarje vetëm për vete, fenomen vetëm për vete, kënaqësi vetëm për vete.
Sipas Kjerkegorit, Don Zhuani është një vardisës klasik i cili nuk është i interesuar për femra specifike, përkundrazi, ai dëshiron femra në sasi. Një mijë e tre femra të flertuara, është shifra që dëshmon dëshirën e tij për sasi, për të nuk është me rëndësi se a është fjala për femër të re dhe virgjëreshë apo për koketë gjashtëdhjetëvjeçare, me rëndësi është vetëm një gjë, ajo të jetë FEMËR. «Ai kërkon nga secila femër një feminitet të plotë, aty ai gjen vetveten të realizuar plotësisht» ose «te ai humbasin të gjitha dallimet e para asaj që ai çmon si çështje primare, TË QENIT FEMËR».
Dashnori klasik bën identifikim të grupit, ai dëshiron femrën në sasi të mjaftueshme, sepse po qe se nuk posedon objektin e flertimit ai duhet të imagjinojë një objekt të tillë, gjë e cila nuk i shkon për dore. Ai nuk e duron dallimin mes femrave të ndryshme sepse dallimet e detyrojnë që të mendojë, kurse ai nuk dëshiron një gjë të tillë, gjëja e vetme të cilën ai e dëshiron është kënaqësia. Për këtë arsye, erosin e Don Zhuanit, Kjerkegor e quan eros epshor dhe jo eros shpirtëror.
TRE PERSONAZHE FEMËRORE
Çështjes së erosit femëror Kjerkegor i qaset nëpërmjet historive të dashurive të dështuara të tri femrave. Njëra nga to është femra e cila plotësisht është e lidhur me Don Zhuanin – Don Zhuanin – Don Elvira, e dyta është Margarita dhe dashuria tragjike e saj ndaj Faustit dhe e treta është Maria Bomarshe.
Dona Elvira është vetëm njëra nga një mijë e tre dashnoret e Don Zhuanit, të cilat ndajnë të njëjtin fat, fatin e femrave së pari të dashura e më vonë të braktisura. Dona Elvira është ajo e cila shënon fatin epik të Don Zhuanit, ajo është e rrezikshme ëpr të për shkak të tendencës së saj për të qenë specifike, në momentin kur dashnori i saj nuk do gjëra të posaçme, por përkundrazi dëshiron femra si të githa të tjrat. Femra të cilat nuk dallojnë njëra nga tjetra, sepse dallimet do të ishin shumë për të. Dallimet ekzistojnë për njerëz të cilët dinë të gjenden brenda tyre, kurse Don Zhuani nuk i përket këtij grupi të njerëzve.
Dona Elvira nga ana e saj insiston në të posaçmen. Ajo edhe në çastin kur vuan, vuan në vetmi, sepse vetëm për një dashuri aq kohëshkurtër me Don Zhuanin, ajo e tejkaloi distancën ndërmjet qiellit dhe tokës. Si një murgeshë, femër që i ishte blatuar dashurisë qeillore, ë cilë dashuri ajo duhej ta realizonte brenda mureve të manastirit, femër e cila epshin e saj duhej ta drejtonte drejt të gjithëfuqishmit dhe Birit të shenjtë të tij, esph të cilin ajo duhej ta realizonte nëpërmjet shpirtit e kurrsesi nëpërmjet trupit. Por ç’të bëhet me trupin i cili megjithatë i takon pikërisht kësaj bote. Sa i përket shpirtit mund të gjendet zgjidhje perspektive, për të mund të mendohet edhe në botën tjetër. Por, kjo botë është botë e trupit, edhe atë e trupit të femrës si kombinim i magjisë së bardhë e të zezë. Dona Elvira e zgjedh këtë botë, botë të cilën ajo e identifikon me Don Zhuanin. Ajo, «e humbi qielin në çastin kur zgjodhi Don Zhuanin dhe e hubi botën kur ai e braktisi». Dona Elvira, si femër, gjendet në situatë të lehtësisë së padurueshme të ekzistiit, asnë tokë e as në qiell, aty diku NDËRMJET, dhe kjo është gjendja e vuajtjes, vuajtjes së përhershme për të kaluarën, për flijimin.
Këtë sistem të jetës së pikëlluar ose të krijimit të një ekzistence tjetër. Kjerkegor e quan DIALEKTIKË FEMËRORE: «Dialektika femërore është e çuditshme, vetëm ai i cili ka mundur të vërejë, të njëjtën mund ta reprodukojë, kurse dialektika më imadh vtëm mund të humbasë kohë duke spekuluar me mjete për të bërë ralitet një dialektikë të tillë».
Kjo është dialektika e Don Elvirës e cila dëshiron të jetë e salvuar duke harruar, duke mos pasur parasysh faktin se gjërat bëhen të përjetshme pikërisht kur fillojnë t’i takojnë të kaluarës. «Dëshiroj ta harrojë, ta shlyej fotografinë e tij nga shpirti, të ndryshohem, të bëhem flakë e cila përbin gjithçka dhe çdo mendim i cili i përket atij të digjet, vetëm atëherë do të isha e shpëtuar. Kjo kërkesë për shpëtim sikur na përkujton letrat e njohura të Heloizës të dërguara Abelarit. Mendoj për mëkatin e bërë – thotë ajo – por jam e lumtur që e kam bërë, më vjen keq që nuk dëhsirova një çik më shumë. Ky moment po ashtu ka të bëjë edhe me dialektikën e dashurisë të përshkruar nga Kjerkegori. Ekzistojnë njerëz të cilët tërë jetën e jetojnë vetëm për një çast, por i cili shikuar kualitativisht dhe i shikuar nga këndi i kënaqësisë, vlen aq sa vlejnë dy jetëra së bashku.
Nëpërmjet personaliteteve femërore, Kjerkegor nuk analizon vetëm erosin trupor, por edhe atë, siç e quan ai, të erotikës shpirtërore. Nëse të parën e analizon nëpërmje Dona Elvirës, të dytën e identifikon me Margaritën nga Fausti i Gëtes.
Përse e quan eros shpirtëror? Pikërisht nga shkaku se i tërë tregimi për Faustin fillon nga shpirti, edhe atë me të shiturit, e shpirtit forcave të errësirës. Në këtë situatë djallëzor është mashkulli, për dallim nga ideja e njohur botërore mbi aleancë e femrës me djallin, si shkak për humbjen e parajsës. Për dallim nga Dona Elvira e cila duke i takuar Don Zhuanit shpreh një pavarësi të ekzistimit të saj, Margarita, sipas Kjerkegorit e humb veten në thellësinë shpirtërore të Faustit i cili është superior. Gjersa Fausti është i preokupuar me çështje të rëndësishme të natyrës shpirtërore-metafizike gjë që i jep sharmin e një tipi demoniak, Margarita është shëmbëlltyrë e thjeshtësisë, virgjërisë dhe ndjenjës së pastër vashërore. Në çastin e kthimit të tij në rini, Fausti fiton një dimension të ri, dimensionin e sensibilitetit emocional. Gjersa ëshë i moshuar, ai merret me studime metafizike dhe shkencore, por e gjithë ajo, siç thoë ai, nuk i ka sjellë fat. Çmimi i kthimit të tij në rini është realizimi edhe i etjes trupore dhe jo vetëm shpirtërore për Tjetrën. «Ai obligohet për dashurinë e femrës jo sepse beson në të, por sepse në dashuri ekziston momenti i tanishëm». AI e kërkon të tanishmen cila nuk gjendet dot në shkencë, në të cilën duhet të manipulohet me konceptet e të tanishmes dhe të së ardhmes. Ky koncept i të tanishmes identifikohet me personalitetin e Margaritës e cila nuk e duron dot shpirtin Faustian. «Ai atë e ngre lart, në pjesët e larta të shpirtit, sepse ai vetë u largohet të njëjtave, ai e do atë sensualisht dhe në fund e braktis». Margarita është sinonim i vuajtjes së reflektuar, vuajtjes e cila vazhdontë jetojë me ngjyra të ndryshme, varësisht nga situata e qëlluar shpirtërore. Ajo nuk dëshiron që të harrojë, siç ishte rasti me Dona Elvirën, sepse e di që harrimi është i pamundur. «A është e mundur që shigjeta, kushedi sa shpejt të fluturojë, ta harrojë majën e harkut? Në atë çast, lëvizja e saj do të ishte pushuar» – mendon Margarita. Ajo e paguan shtrenjtë çmimin e identifikimit me dikë, qoftë ai i ditur si Fausti, ose ndonjë i dashur tjetër i cili vështirë harrohet. Në këtë rast hasim mendimin se shpirtërorja i takon mashkullores, sepse mbi shpirtëroren sundon shkenca dhe filozfoia, gjersa fizikja, e kësaj bote, emotivja, identifikohet si vlerë femërore. Edhe pse Kerkegor nuk insiston në një ndarje të plotë të femërores dhe mashkullores, por në ndarjen në eros senzual (Don Zhuani) dhe në eros shpirtëror (Fausti), ai që të dy i quan demonë, secili në mënyrën e vet. Në këto vepra femrat, duke u përcaktuar për jetën, klasifikohen në stadet përkatëse. Mbetet e hapur çështja se a pranohen vallë në stadet e përmendura plotësisht femra. Një gjë është e qartë, klasifikimi bëhet sipas kriterit të kënaqësisë, i cili llogaritet si kriter pozitiv dhe i pranueshëm.
«DITARI»
Shumë shpesh për filozofët e periudhës ekzistencialiste është thënë se nuk janë seriozë, se shkruajnë aforizma, nuk merret dot vesh se a shkruajnë filozofi apo letërsi dhe që çështja të jetë akoma më joserioze, ata humbasin kohë duke shkruar për femra edhe në momentet kur konsiderimi i femrës si subjekt filozofik është i diskutueshëm.
Kjerkegori është filozofi i cili jo vetëm që humb kohë duke shkruar për femra të tipit të Maria Bomarshesë, Dona Elvirës ose Margaritës, por shkruan ditarë në të cilët vendin qendror e zë aktiviteti i quajtur kënaqësi.
«Ditari i një të dashuri», edhe pse ka të bëjë me një pjesë të jetës private të Kjerkegorit, shënon mënyrën e të menduarit për femrën. Subjektin e saj ai e vendos në stadin estetik, por edhe në kontekst të shoqërisë – institucioneve etike të saj siç janë fejesa dhe martesa. Në rradhë të parë fjala është për dallime. Ditari është i shkruar nga kavalieri emri i të cilit ndryshon nga botimi në botim, ai është ditar në të cilin duke shkruar, ditët shënohen vetëvetiu. Ndryshimet dhe kontastet të cilat hasen aty janë ndryshime të cilat fillojnë që nga dallimet gjinore dhe vulosin tërë votën. Fjala është për dallime në zhvillim dhe në perceptim të realitetit: «Vashëza e vogël nuk zhvillohe sikur djaloshi, ajo nuk rritet, ajo lind e rritur». Për cilin fenomen bëhet fjalë? Femra konsiderohet si e rritur që nga kontakti i parë me botën e jashtme. Mashkulli posedon mundësinë e zhvillimit, por si qëndron puna me femrën? Ajo as që ka kohë për një gjë të tillë, nga ajo pritet që të jetë e rritur që nga çasti kur lind. Nga ajo kërkohet që të jetë përplot mirëkuptim, të jetë e dëgjueshme, të os ngren zërin dhe të mos shkojë në drejtim të kundërt me erën e cila fryn mbi botën. Karakeristikat e përmendura janë të njerëzve të rritur. Kurse të tjerët, ata të cilët posedojnë mundësinë e zhvillimit, gjatë procesit të zhvillimit intelektual drejt botës së të rriturve kanë mundësinë që të ndryshojnë diçka në botë, ndërsa ata të cilët mund të bëjnë ndryshime janë meshkujt. Në «Ditarin» e Kjerkegorit thuhet se femra lind dy herë, edhe pse momenti i lindjes së dytë nuk trajtohet si kult. «Pr herë të dytë ajo lind kur martohet, atëherë ajo zgjohet përnjëherë». Në qoftë se Krishti u ringjall për shkak të vullnetit të të Gjithëfuqishmit, për shkak të mëkateve të kësaj bote të cilat, femra ringjallet brenda institucionit të quajtur martesë. Lindet së dyti ndoshta nga lumturia e madhe e cila vjen nga hekurosja e përditshme e kollareve të kuqe apo blu, nga mënytë e drekës nga të cilat dihet se kur është e martë, meqenëse atë ditë përgatiten patate për drekë, ose siç do të thoshte Frojdi, për shkak të orientimit të rregullt të energjisë së erosit të cilën femra e bart në vete.
Femrës nuk i përket bota reale, por, e saj është boa e imagjinatës – mendon Kjerkegori, mënyra e saj e të menduarit dhe e të jetuarit, nuk përputhet aspak me definimin e botës reale. Ekzistenca femërore është diç specifike, është ekzistencë e mohuar nga shpirti. Femra e përshkruar në «Ditarin» është më tepër intelektuale sesa femërore», që do të thotë se intelektualja dhe femërorja nuk mund të bëjnë bashkë. Përndryshe fjala është për një mendim gjeneral, se intelektualiteti dhe femra përbëjnë dy koncepte tërësisht të kundërta. Femra posedon bukurinë, senzibilitetin, angazhimin e saj për të qenë e dashur dhe simpatike, ajo si e tillë posedon sipërfaqësinë, ndërsa intelektualiteti do të thotë thellësi, thellësi në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit. Sipas kësaj, vështirë kombinohet femërorja dhe intelektualja.
Në «Ditarin» e tij, Kjerkegori tenton që në mënyrë filozfoike ta parashtrojë problemi ne dashurisë si mënyrë e komunikimit mes gjinive, por edhe vendosjen e rregullit në jetën intime, të cilën shoqëria tenton ta realizojë nëpërmjet institucionit të martesës. Për dallim nga vepra tjetër e tij, «Mbi legjitimitetin estetik të martesës», në të cilën duke bërë analiza ai ndalet në moralizim mbi kontaktin femër-mashkull, në «Ditar» mund të haset një mendim kritik ndaj fejesës, e cila, sipas Kjerkegorit, është paramenduar si institucion, vetëm e vetëm që të komplikojë marrëdhëniet mes gjinive. «Problemi me fejesën qëndron në faktin se ajo është e mërzitshme, si në shkencë ashtu edhe në jetë».
Njëtratshmëria e institucioneve të menduara nga shoqëria për të vënë nën kontroll dashurinë, qëndron pikërisht në tendencën që intimiteti i cili zhvillohet mes dy personave pushon së qeni çështje e tyre, por shndërrohet në çështje e grupacionit dhe e nderit të kolektivitetit. Fejesa ekziston mu për këtë, që njerëzit të dinë se gjer ku sthrihen mundësitë e tyre dhe se cilat janë konsekuencat që pasojnë poqëse nuk i përmbahen kontrollit shoqëror fejues. Kështu, fejesa autobiografike përtë cilën flet Kjerkegori do të dështojë vetvetiu pikërisht për shkak të erosit të madh të përmbajtur në të. Rendi dhe paqa shoqërore mundet të durojë gjithçka, por erosi, sidomos erosi femëror është një kafshatë e rëndë edhe për shoqërinë më përparimtare.
Procesin e lindjes së dashurisë Kjerkegori e identifikon me kuptimin mbi femrën. Ajo dashuron, dashuria është personalioteti i saj, personalitet që posedon një sasi të madhe të dilemës dhe të situatës pa rrugëdalje. Një dozë e tillë femra e pranon me vetë përkatësinë në gjininë e saj, në gjininë e pafuqishme femërore.
Me femrën ka të bëjë edhe koncepti i pafundësisë, pafundësi në të cilën ajo gjendet nëpërmjet ndjenjës, e jo nëpërmjet të të menduarit. Sipas Kjerkegorit, të menduarit nuk merr pjesë në vlerat përcaktuara si vlera femërore. Pafundësinë ajo e tejkalon me kërcom tëquajtur KËRCIM FEMËROR, emërtim i cili ndërlidhetme një besim popullor. Fjala është për hapësirën mes dz majeve të cilën një herë e ka kapërcyer një vajzë e re dhe që atëhrë vendi është quajtur KËRCIMI I VASHËS. Kërcimi i saj është fluturim – thotë Kjerkegor, ajo qëndron pezull atëherë kur duhet t’i tejkalojë larësitë, ajo qëndron në ajër kur duhet të tejkalojë vështirësitë, ajo fluturon në momentin kur dashuron dikë i cili që gjendet pranë saj. Ajo është një qenie ajrore e cila vjen në çastin kur më së paku pritet, në kohë më të pazakonshme por, sidoqoftë, është më se e dashur.
Për dallim nga shumë mendime filozofike të cilat kanë të bëjnë me dialektika të ndryshme Kjerkegori është i preokupuar me dialektikën e dashurisë dhe femrës, për të cilat mendon se fjala është për të njëjtën gjë. Fjala është për dialektikë e cila është shumë e ngjashme me dialektikën heraklitiane, dialektikë e cila bën fjalë për një ndryshim të përhershëm nga situata në situatë. Këtë dialektikë Kjerkegori e shpjegon në mënyrë të thjeshtë. Njëri është dashuruar në një femër, kur ka parë një aktore në teatër e cila i ngjante shumë të dashurës së tij, ndërsa pas një kohe rrugës ka takuar një zonjë e cila ia ka përkujtuar aktoren e teatrit. Përsëritja gjer në pafundësi e këtij tregimi është përcaktues i dialektikës së dashurisë, të dashurisë e cila përsëritet, por asnjëhrë në të njëjtën mënyrë, e cila në secilën paraqitje të saj është e ndriçuar me një tjetër dritë, e ngjyrosur me një tjetër ngjyrë.
Në këtë dialektikë femra është ëndërr, ajo ekziston dhe realizohet si një ëndërr, si ëndërr e mashkullit. Ajo (femra), bëhet realiet në çastin kur e njeh dashurinë. «Dashuria ëndërron përtë kurse ajo ëndërron për dashurinë». Nëpërmjet dashurisë gjinia e saj depërton në procesin dialektik të ndryshimeve, në procesin dialektik të të jetuarit, të jetuarit të jetës në doza të imëta dhe të përditshme.
Nganjëherë në mendimet e Kjerkegorit mbi femrën mund të hasen edhe disa kundërthënie. Gjersa në vepra të tjera ai flet mbi përkatësinë imagjinative të femrës, në «Ditarin» ai bën një ndarje të sferave mes mashkullit dhe femrës: «Femra është substanca, mashkulli është refleksioni». Të posedohet substancialiteti do të thoë të poseodhet realja, esenca, materia nga e cila varet realizimi i ideve të imagjinuara.
MARTESA DHE ESTETIKA
Edhe kur flejnë së bashku, burri dhe gruaja ëndërrojnë ëndrra të ndryshme.
(fjalë e urtë popullore)
Të martohesh do të thotë t’i ndash të drejtat më dysh, kurse obligimet t’i dyfishosh
(Shopenhauer)
Sa është e pranishme në institucionin e quajtur martesë? Sa është e pranishme etika? Cili është roli i martesës në shoqëri dhe në jetën intime të njeriut? Janë këto disa nga pyetjet e parashtruara në veprën e Kjerkegorit? «Mbi legjitimitetin estetik të martesës».
Nëse Frojdi civilizimin modern e quan civilizim të ndrydhjes së epshit natyror njerëzor, ndrydhje e cila arrihet nëpërmjet eliminimit të kënaqësisë libidiale për shkak të çështjeve me rëndësi civilizuse, sipas Kjerkegorit martesa është institucioni më i shëndoshë për bashkekzistim të femërores dhe mashkullores. Në këtë rast nuk hasim dot në gjurmë të ideve frojdiane për kulturë të ndërtuar mbi ndrydhje, por hasim një argumentim religjioz për aryet e ekzistencës së martesës. Kjerkegor bën identifikimin e dashurisë së parë me martesë. Sipas tij martesa është stadi më i lartë i dashurisë. Kjerkegor nuk dëshiron që ti largohet idesë së obligimit ndaj shoqërisë njerëzore. «Dashuria me plotësimin e saj, martesën, është besimi më i madh i partnerit nga gjinia tjetër, e shprehur në tërheqjen fizike, shoqërinë dhe vendosmërinë për të pasur pasardhës. Lehtë është e kuptueshme se dashuria dhe martesa janë një formë e bashkëpunimit, e bashkëpunimit jo vetëm për mirëqenien e të dy palëve, por edhe bashëkpunimin për mirëqenien e shoqërisë njerëzore». Mirëqenia e shoqërisë e cila është tërësisht e ndërlidhur me institucionet të cilat kontrollojnë zhvillimin e saj.
Gjersa në «Ditarin» Kjerkegor mohon organizimet shoqërore të jetës private duke i quajtur formalizuese, në «Legjitimitetin estetik të martesës» ai thekson se senzualiteti është jetëshkurtër. Është jetëshkurtër për shkak të fuqiasë që nga një çast të vogël të bëjë një amshim të vogël. E, ky është një amshim, por amshimi i vërtetë qëndron në etikën dhe në aktet etike. Martesa si institucion mund të lidhet vetëm mes atyre të cilat janë të bashkuar me ndjenjën e dashurisë, ndjenjë të cilën e mbron edhe vetë i Gjithëfuqishmi nëpërmjet këtij institucioni.
Mendimi i Kjerkegorit se gruaja është ajo e cila më shumë e përmban martesën dhe më pak angazhohet që ajo të rrënohet është shprehje e sistemit shoqëror dhe e rrethanave shoqërore. Përse ajo do të angazhohej për rrënimin e martesës, kur martesa është institucioni i vetëm në të cilën ajo është e kërkuar, mbase edhe e lutur për të hyrë (të ekzistonte p.sh. mundësia për martesë me tjera gjëra dhe jo vetëm me femra puna do të ishte ndryshe). Si është e mundur t’i kundërvihet martesës qenia e cila nuk ka se ku të shkojë: gjersa është vajzë, i takon babait të vet, pas martesës është grua e bashkëshortit të vet. Meqë patjetër duhet dikujt t’i përkasë, le të jetë ky bashkëshorti i vet. Femra është më besnike se mashkulli – thoë Kjerkegori. Si të mos jetë kur ajo nuk dëshiron që të humbasë sigurinë e saj, sigurinë të cilën e ka mes mureve të shtëpisë së vet, në të cilën çdo ditë gatuan gjellëra të ndryshme.
«Femra është e dobët dhe është më e afërt me Zotin sesa mashkulli». Nënkuptohet, kur dihet se të dobëtit, janë të mirë, të dobëtit durojnë me besimin se dita e nesërme do të sjellë gjëra më të mira se dita e sotme. Meqë është e dobët ajo është më afër Zotit sesa mashkulli – është shpjegimi religjioz i Kjerkegorit. Është e vërtetë se Zoti i do të dobëtit dhe të përkulurit, por atyre megjithatë u përket bota tjetër dhe jo kjo botë.
Martesa është e vendosur mes konceptit etik dhe estetik. Përhershmëria e cila megjithatë është vetëm një iluzion, tërheq vëmendjen drejt realiteti – dhe ky përbën stadin etik të martesës. Nga ana tjeër, estetikja gjendet në paskajshmërinë. Sipas mendimit të Hegelit, paskajshmëria e treguar si e skajshme është thelbi i bukruisë. Por, meqenëse dashuria nuk tregohet dot si e skajshme, e vë në pytje vetë idenë e estetikës. Estetika gjendet në dilemat dhe kundërshtitë (vetë vepra «Ose-ose» është vepër mbi dilemat), mbi kundërshtitë mbi të cilat qëndron dashuria, dashuria e cila është senzuale dhe shpirtërore, por edhe e çastit dhe e përhershme, në të njëjtën kohë.
Gjinia tjetër – femra quhet si vetëdije e mashkullit për shkak të imponimit të vlerave morale dhe religjioze mbi mashkullin. Estetika e Kjerkegorit është estetikë religjioze, për këtë arsye edhe dallimit gjinor ai i jep karakteristika estetike. Sipas tij gjinia më religjioze është njëkohësisht edhe gjini më estetike.
Duke i përdorur idetë religjioze për nevojë dhe higjienë martesore, e cila si institucion do të ishte një garancë për dashurinë, Kjerkegori e ndërlidh ekzistimin e femrës me krijimin e saj nga krijuesi i Gjithëfuqishëm si një shoqëri për mashkullin, si një bar i suksesshëm për shërimin e vetmisë së mërzitshme. Ja se me çfarë atributesh Kjerkegori e cilëson femrën: «nëse duam të ilustrojmë atë që është më e perfeksionuar dhe më e pastër, themi – grua; më e ndjeshme dhe më e thyeshme, themi – grua; nëse duam të dëshmojmë shpirtin i cili ngrihet mbi sensualitetin, themi – grua; nëse duam të flasim për emocionet, themi – grua; nëse duam të shprehim ndjenjën e rëndë të fajit, themi – grua». Femra është nocioni universal i cili vështirë definohet statik për femrën dhe femëroren. Femërorja, subtilja, poetikja, të gjitha këto elemente gjenden në martesën dhe ekzistimi i elementeve të përmendura, sipas Kjerkegorit, janë argumente kundër mendimit se martesa është njëra ndër institucionet më agresive në këtë botë.
Ideja e Kjerkegorit për lumturinë martesore është mbyllje sysh para mangësive të këtij institucioni. Në martesë duhet të jetë e pranishme tendenca për të kuptuar dhe për të dashur tjetrin. Nëse gruaja nuk është e bukur në mëngjes, ndërsa në mbrëmje është më e bukur, e ajo do të dashurohet atëherë kur na duke më e bukur. Nëse nuk na pëlqen diçka në karakterin e saj, fare nuk do ta vërejmë.
Dukurinë e emancipimit të femrës Kjerkegor e sheh si një ndër dukuritë më negative të kohës së tij. Sipas tij, për paraqitjen e kësaj dukurie fajtorë janë vetë meshkujt. Femrat kanë filluar të kërkojnë emancipim për shkak të identifikimit të dashurisë vetëm me elementin fizik të saj. Në dashuri nuk ka mbetur më asnjë thërmi dlirësie, butësie dhe besnikërie. Nëse nga dashuria kërkohet vetëm senzualja dhe kënaqësia fizike, atëherë është mëse e sigurt se benikëria nuk ekziston dot. Në një situatë të tillë, gjinia religjioze që është personifikim i ndjeshmërisë, tolerancës dhe vatrës shtëpiake do të dëshirojë diç më shumë sesa vlerat e përmendura. Atëherë ajo do të dëshirojë të hapërojë në botën jashtë shtëpisë, në botën e meshkujve e cila sjellë më shumë iniciativa dhe është më interesante. Megjithatë, duhet theksuar se botimi i këtyre veprave të Kjerkegorit përputhet me një nga periudhat me rëndësi të lëvizjes femërore. Edhe atë me lëvizjen e sufrazhentistëve në SHBA. Lëvizje kjo e cila është karakterizuar si një ndër lëvizjet më radikale femërore në histori. Lëvizja femëror në kohën e Kjerkegorit zhvillohet nën ndikimin e revolucionit francez, revolucion i njohur me një angazhim aktiv të subjektit femëror, angazhim i cili nuk e gjeti dot vetën në Deklaratën për të drejtat e njeriut që doli nga ky revolucion. «Nëse femrat janë të barabarta që të shkojnë nën gijotinë më meshkujt, do të duhej të ishin të barabarta edhe për të shkuar në parlament» – thotë Olimpia de Guzh, anëtare aktive e revolucionit e cila si shumë fëmijë të këtij revolucioni mbaroi jetën nën gijotinë.
Është kjo kohë e fillimit të lëvizjes punëtore dhe femërore në Evropën Perëndimore, e udhëhequr nga lidere të njohura njëra ndër të cilat ishte Flora Tristan, lëvizje e cila u quajt «çorapi i kaltër». Fjala është për lëvizje të cilat u angazhuan për një status tjetër të femrës në shoqëri, për diç më shumë se pozita e femrës së dashuruar, të respektuar dhe të privilegjuar vetëm brenda martesës.
Për këtë arsye, ideja e Kjerkegorit se për paraqitjen e lëvizjes për emancipim të femrës fajtorë janë meshkujt për shkak se nuk kanë ofruar dashuri shpirtërore është e paargumentuar dhe nuk qëndron. Për arsyen e thjeshtë se në vetëdijen njrëzore, kurreshtja për ndryshime dhe për pjesëmarrje në ndryshime është nevojë e përditshme. Ideja për emancipim paraqitet paralelisht me vetëdijësimin e femrës si subjekt shoqëror për ndryshime pozitve në shoqërinë ku jeton, ndryshime të cilat duhet të sjellin sisteme të reja vlerash, në të cilat do të mundësohet edhe kyçje e sistemeve vlerësuese femërore.
Kjerkegori flet për model të femrave sentimentale për dashuri. Ai thotë se kurrë nuk do të mundej të dashurohet në një femër të tipit të Artedimës, por do të mundej me orë të bisedonte me një femër të tillë. Femra e cila i përngjet perëndeshës së gjuetisë, e cila nuk e adhuronte martesën, e cila shoqërohej me shigjetën dhe harkun dhe për shkak të fuqisë së vet nuk është modeli i femrës për dashuri. Artedima është femra e cila hapëron në një tjetër botë, si femër e emancipuar, femër e cila ndërton një tjetër botë duke ikur nga ngushtësia e botës e cila i është imponuar.
Mund të përfundohet se mendimi i Kjerkegorit është shumë i rëndësishëm për diskursin e quajtur diskurs femëror në filozofinë evropiane dhe veriamerikane. Nëpërmjet të veprave të tij ai e solli subjektin femëror në mendimin filozfoik. Fakti që te ai hasim mendime konservative dhe religjioze për femrën, duhet të pranohet në mënyrë të natyrshme, sepse filozofia e tij është e ndërlidhur me religjionin dhe një lidhmëri e tillë shprehet edhe me mendimin e tij mbi femrën. Femra është një element i hulumtimit të tij për të dalluar etikën nga estetikja. Zgjedhja etike është gjithnnjë më e lehtë nga zgjedhja estetike. Për etikën duhet bërë zgjedhje mes koncepteve morale bardh e zi, siç janë për shembull, e mira dhe e keqja; vështirësia kryesore qëndron megjithatë në zgjedhjen estetike e cila humbet në dallimet, sepse të zgjidhet bukuria do të thotë të zgjidhen dallimet mes gjërave të botës.
Kjerkegor nuk bën ndarje të fushave të interesit shkencor-filozofik sipas gjinive, por gjinitë në veprën e tij ndërthuren njëra me tjetrën në etikë, faktikisht në kërkimin e besnikërisë si kusht për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha humane. Në vendosjen e dilemave në veprën «Ose-ose», Kjerkegor paralajmëron një zhvillim të gjatë dilemash: «nëse martohesh do të pendohesh, nëse nuk martohesh po ashtu do të pendohesh, edhe nëse martohesh edhe nëse nuk martohesh do të pendohesh edhe për njërën edhe për tjetrën; ose do të martohesh ose jo, do të pendohesh për të dy gjërat». Kjerkegori është filozof i cili gjen mesataren mes dilemave, filozov i vendosjes së baraspeshës. Nëse gjatë ndërtimit të personalitetit duhet të ekzistojë baraspesha mes etikës dhe estetikës, atëherë duhet menduar edhe për baraspeshën gjatë ndërtimit të marrëdhënieve mes gjinive.