Deti në dimër

Autorja: Vjollca OSJA

Deti,
ma prishi engimën e zërit të shenjtë
e çirret si i vrarë në vend të keq

Epileptik
dergj shkumë të bardhë buzësh
gjithmonë rënore
të puthura së fundi
nga shputa e trëndafiltë e vajzës
që u mërzit duke i rënë pas
dyerve të pahapura të diellit.

Floknajë leshterikësh
që i zhderdhen si floçkave mbi shpinë
tundojnë zhgunin e reve
tinzisht ë afruara mbi të.

Deti, dhimbje pa gjë.