Njeriu im

Hida Halimi

Gruaja e zgjuar nga skica, i dha shenjë fëmijës që shiste amgzegelë të kriposur. Atë e kapluan shtatë a tetë shitës të vegjël, ia ofronin mallin me shprehje lëmoshe. .
Ajo bleu kikirikë, duhan, bleu edhe shemingomë, çokolatë, lëngje tetrapak, zhileta, aceton, fjongo flokësh, ari plastike dhe letër toaleti.
Mbeti e heshtur mbi këto blerje pa kuptim, kur fëmijët po i afroheshin një blerësi tjetër me rrëmbim.
“Si qenë të egër”! Konstatoi rrënqethshëm.
Njeriu tej dritaresh, përkundej dukshëm në karrigë, tek po e grimconte një ble floku të thinjur. Fytyra e tij nuk shprehte gjë të pazakonshme, kur po e shikonte gruaja.
Edhe djali po lëkundej në mënyrën e vet. Ai lëvizte shrregullt, brenda lokalit, dhe në peron për t’u kthyer sërish në vendin e tij.
Me të parë gruan duarkryq, ai u ulë pranë saj.
-Ka kohë që këtu nuk zbret askush. Në këtë stacion. Mërmëriti ankueshëm.
S’do të thoja. Ia preu gruaja. Me të rrëfyer me kokë kah vagonët e fjetjes.
-Këto kupe të errësuara me perde plishi të shlyer, ato lëviqje, nuk shpien erë të mirë. Edhe këta vagonë kafshësh thonë se janë përplotë kafka mbështjellë me helmeta. Askush nuk ua pa fytyrën. Por thonë se kur të vie ora e shpendkeqes shkepen në bronshet e këtij dheu. Flitet se i vrasin bilbilat që paralajamërojnë vesën e agut.
-Kaq të ri. Shfreu gruaja.
-Gjurmojnë ikona të rreme.
-Sikur t’i zhduknin, më në fund.
-S’ia bën ngat. Thonë t’i kenë parë duke i balsamosur, ua shkruajnë freskat me gjak qeni.
-Dokrra, për t’i blerë më vonë në pazarin e Petersburgut apo në ankandet e Monte Karlos! Shtoi gruaja me ironi, të matur.
-Ata kurrë nuk do të marrin vesh se i farkuan vet.
-Ndodhë. Tha gruaja me dyshim.
-Thashë, vetëm se kaherë nuk vjen kush këtu.
-Por, zbresin – Dëftei ajo me kokë në drejtim të vagonëve.
-Zbarkojnë. Dredhoi djali me t’i zgjatur vokalet.
-Ç’e do. Ngatrresë shprehjeje.
-Jo. Mua më duhet dikush që do të zbriste nga ky tren. Të ndalej i ngazllyer, për ta puthur tokën. T’i ngjyej buzët me mellë, kur të ngritet me ballin e përbaltur, me të belbëzuar përmallshëm: “E gjeta aromën time”. Apo kështu disi.
-A nuk the se çalon me imagjinatën?
-E vërtetë. Po, kjo nuk është pjellë e fantazisë. Unë desha vetëm ta filmoi këtë pamje, do të ia dërgoja fqinjës ime, gruas së furrëtarit. Ka ditë që rri e shtangur në derë të oborrit. Si fantazëm. Preu si i fyer djali, për të vazhduar:
-Unë pres. Ka kohë që pres në këtë stacion. Sikur mos të vinte askush, njëmend s’ka hije. U shkreh i piklluar.
Prena që nuk do t’ia prishte bukurinë e dhembës u tërhoq në mendime. Ose do të ikte nga spjegimet që ndoshta ishte rendi t’ia thoshte këtij djali se cilin priste. Tren a njeri. Çka?
E kërkoi atë tjetrin. Ai po lëkundej si në far barke në lumin veror.
Sikur të vije tash nuk do të ishte keq Mund të niseshim diku kudo Ose do të rrinim këmbë në peron mbështetë në njëri tjetrin derisa të vie treni ynë Prej andej do ta kundroja këtë djalë Mund të dëfteja se ka kohë që këtu nuk zbret askush Në këtë stacion ku ty sot të qiti kjo ditë ja unë mirë të dëgjoi diç nga ti por ti flet aq pak aq rrallë Një zot e di kur do të vishë E unë nuk do të pres edhe shumë
Do të vi vet aty Do të marr përdore s’mund të heshti më Rruga ynë “V.H.” p.n. nuk do të thotë se jemi ne Gjithë ato fjalë që i ruajta për një ditë si kjo mund t’i them në mes dy të puthurash jo S’do të mirrem me fjalë të moçme që u vie era mokth arke Mund të them diç të re Themi për këtë llavë fëmijësh që u thashë qenë të egër E di edhe përgjegjën tënde Pse ta çartë këtë udhë me tregime zogorishë Aty ti do të ndalesh për të shtuar se qenët i rrahin me shtagë turinjëve Vetëm pse janë të uritur Pse janë me dergjë Se u duket skeleti mbi lëkurë Se i ka falë me të përkujtuar bebëzat e këtyre fëmijëve ku e pashë vetën aq të vogël dhe ëndrrat për shtratin e butë Qoftë edhe në ethe Më mirë do të tregoi për Kjartën ë gënjeu t’i kishte ikur treni i Beogradit tek e shikoi përmallshëm djalin e Sutës që ti nuk e njeh por ndoshta ende e gjurmon pas zërit

Në sallën e pritjes së stacionit lëvizje e pëshpëritshme.
Djali po bëhej gadi të ikte. Atij iu desht dikush që do t’ia arsyetoi shpresën.
Gruaja i rradhiste pikturat e shprehura në bllok apo në fletë fletoreje për vizatim. Por nuk ipte shenjë se do të lëkundej së shpejti.
Ajo po mbante në dorë një skicë kur treti në kujtesë.

S’mund ta shaplli të mbyllur këtë ekspozitë dëshmie I thashë këtij cikli “UNIVERSI MBI DARDANË” I shenova me shifra romake edhepse nuk ndryshojnë fort nga njëra tjetra Ju i thatë “UNIS” ose “kjo far Prena…”
Pritni pak po këtu nisë një “UNIS” tjetër s’dihet çfar do të pikë në te Noshta unë e ti i dashur në mos të ndryshëm në pozita tjera por gjurmët do të na ngelin në gjunjë gjithësesi
U thashë de se këtu nuk merr fund dëshmia ime pa ftesë Por nuk u thashë që asnjëherë se kërkoi kush shprehjen time Kjo është hera e parë që më ftoi ai atje pas dy xhamash Më thirri të vija këtu në Fushë Kosovë.

Përse do të më dërgonit një ftesë dëshmie! Tregimi im pak do të lëkundëte opinionin tuaj.
Unë nuk di sa hrë në ditë lahej i padituri. Sa shujta i ka ngrënë në shtëpi. Çfarë religjioni i takonte juridikisht. Me kë takohej në orët e vona, ç’peshpërisnin. Çka fliste në ethe. Si vishej për festë.
Gjithë këto teka ku përthuren bijtë e njeriut.
Vështirë se do të nderonit me prezencën tuaj, fjalën time. Mund të shvlersonte çështjen. Mund t’u shplonte pozita të pahieshme intime. Aty ku nuk ka të drejtë askush t’u prekë.
Pra, mua më është tekur, qe gadi tremijë ditë, se unë jam dëshmitarja e njeriut që nuk e paditët, se akuzuat por e hodhët në skëterrën e heshtjes së harruar. Pa gjyq.
“Heeehë”! do të përgjigjej mbarë e mbrapsht basisti në “V.H.” p.n. do ta përmbanin, me konstatimet mbarë e mbrapsht banuesit e nëntokës në brryl të rrugës.
Pajtohem me ta, e bindur se ju, vështirë do të vinit për të përcjellë dëshminë time.

Sikur të vinit.
Do të qanit me lot të valë mbi tregimin tim pa tjerrë do të habiteshit me ndieshmërinë tuaj të papritur, që do t’u kaplonte si rrebeshi i një vere. Mallëngjyeshëm. Pa e diktuar se pse përloteni.
“Rrënkojnë për gjithë atëe që ia ndaluan zemrës”. Do të thoshte striptizeta e përgjumur. Do ta miratonin banorët e barit. Shumë seriozisht. Athua se e kërkon dikush mendimin e tyre.
Sidoqoftë eni.
Unë jam e gatshme kurdo për një datë dëshmie. E kam n’majë të gjuhës rrëfimin tim. Mund të bredhim nepër labirinthët e një jete skofiare. S’prishë punë. Përfitojmë nga frymë e rastit, t’i ndërrojmë pak fjalë.
Mos keni frikë. Ejani.
Këtu mund të dëgjoni se zemra nuk është vetëm një copë mishi.