Pesë pyetje për Virginia Woolf

Autori: Rachel Warham

Përkthyesja: Sazana Çapriqi

Kam kënaqësinë që sot gjendem këtu mes jush në promovimin e botimit shqip të “Një dhome për vete” të V. Woolf. Kurrës’e kam menduar se një ditë do të flas për V. Woolfin me rastin e botimit të librit të saj në gjuhën shqipe në Prishtinë.

KUSH ISHTE V. WOOLF?
ÇKA SHKROI AJO?
CILA ËSHTË RËNDËSIA E VEPRËS SË SAJ?
ÇFARË DUHET TË DIMË PËR NJ.DH.P.V.?
PO TË ISHTE SOT GJALLË VALLË A DO SHIKONTE “KASANDRËN”?

  1. Kush ishte V.W.?

“Një ndër figurat më të rëndësishme letrare e kulturore të shek. XX.” “Padyshim figura qendrore, në të gjitha vendet anglishtfolëse, për kritikën letrare feministe” Dr Laura Marcus, Universiteti i Londrës
Në të vërtete, kjo është pyetja më e vështirë. Ka të bëjë me thelbin e dy cështjeve kryesore të V.W.; biografia dhe koha. Vetë ajo ishte kryesisht e interesuar për të shkruar për jetërat e anonimëve që gjendeshin në margjina. Mirëpo, e kundërshtonte kronologjinë e kohës. Sikundër edhe mendimin se njeriu mundet me vërtetësi të tregojë personalitetin e kujtdo qoftë duke shkruar biografi konvencionale. Ky interesim i saj patjetër do të ketë lindur nga ndikimi i të atit.

  1. Çka shkroi ajo?

“Më pëlqen të shkruaj letërsi kur e vërteta ka peshë” Profesionet e grave.
“Ajo që më bën shkrimtare është aftësia e përjetimit të tronditjes” Skica e së kaluarës.
“Meqë pergjigjet aktuale nuk vlejnë njeriut i duhet të kërkoje përgjigje të reja: ndërsa procesi i largimit nga e vjetra, kur njeriu nuk i aftë në asnjë mënyrë se me çfarë t’a zavendësojë atë, është shumë i dhimbshëm.” Ditari.
Shkroi zhanre të ndryshme: tregime, romane, letra, ditarë, një mal recensionesh e eseshë, memoare, polemika, pamflete politike.
Shkroi më shumë se shtatëmbëdhjetë vepra të botuara letrare, nja dhjetë përmbledhje me ese, ditare shkrimtari. Eksperimentoi me konceptet për kohën, për hapësirën dhe jetën dhe me konceptet rreth asaj se çfarë duhet të jetë shkrimi; kështu krijoi hibride eksperimentale – romane-elegji, romanin si biografi, romani ese, poemën dramatike, romanin-dramë.
Kishte shumë dëshirë të eksperimentonte, largohej nga fabula, largohej nga detalet – anonte nga personazhi dhe karakteristikat psikologjike, ikte nga subjekti i veprës, shkrinte narracionet.
Ishte e ndikuar nga Frojdi, Jungu,Elioti (por jo gjithmonë). Poashtu ndikohej edhe nga kinematografia, imazhet e tipit të fotos: modernja.
Temat dhe çështjet që e interesonin: shkrimi, kreativiteti, gjinia, jetërat e grave, feminizmi, politika dhe maskuliniteti, pothuaj në të gjitha tekstet. Lufta dhe pacifizmi në tekste të tjera, në “Dhoma e Jakobit”, “Tri guinejat”, “Në mes aktesh”. Librat e saj mbi luftën kishin të bënin me humbjen, mungesën dhe demitologjizmin dhe marrjen e statusit të heroit nga luftëtari.
Çështjet e grave: kush është gruaja? Kush mund të bëhet ajo? Si mund t’i heqë prangat, ajo? Gjinia në ndryshim e siper, pengesë edhe per burrat edhe per grate. Jeta dhe bota që definohen nga burri – të gjitha tekstet e saj përveç- ato më kryesoret “Udhëtimi”, “Z. Dallovei”, “Orlando”, “Kah fanari”, (hulumtimi më i gjatë letrar i hulumtimit të femininitetit dhe maskulinitetit), “Vitet”, “Tri guinejat”.
Kreativiteti i gruas si diçka që pengohet e ngulfatet.
“Kur shkruajmë për gruan çdo gjë çthuret, vlugu e përfundimi; theksi kurrë nuk bie ashtu si bie te burri” “Orlando”.
“Sado të ndryshme qofshin gjinitë, ato ndërlidhen. Në secilën krijesë njerëzore ndodhë një kolovitje nga njëra gjini te tjetra, shumë shpesh vetëm rrobat janë ato që e bëjnë dallimin mes mashkullit e femrës, derisa në brendi gjinia është mu e kundërta e asaj që është në sipërfaqe” “Orlando”.
Kundërshtimi që ajo i bën rrjedhës kronologjike verehet posaçërisht te “Z. Dallovei” –
tregim ku koha patriarkale vëhet kundrejt kujtesës së gruas, herë para e herë pas. Këtu ajo thotë “Punë e trishtueshme e realistit; të vazhdojë me rend nga dreka deri në darkë.”
Koha është fluide dhe subjektive; edhe jeta është e këtillë. Te “Orlando” ajo portreton historinë e jetës së një 500 vjejçari jeta e të cilit herë futet e herë del nga dora e jetëshkruesit.
Problemi i shkrimit të jetërave; në Orlando, Udhëtimi, Valët. Më së shumti interesohej të shtonte jetërat e grave dhe të anonimeve nga margjinat. Poashtu biografitë dhe imazhet e të tjerëve janë gjithmonë fantazira. Kurrë nuk mund t’i njohim me thelb të tjerët. Ajo që është e rëndësishmë është brëndësia e jo sipërfaqja.
Kur shkruajmë biografi konvencionale prodhojmë hapa e kronologji. Fitojmë njerëz me vlerë por të vdekur dhe gjëra të botës së jashtme. E lidhur ngushtë me keto është-
Jetërat e pajetuara – si shkurtohen jetërat e meshkujve nga lufta (Dhoma e Jakobit) si shtypen jetërat e femrave nga shoqëria. (Z. Dalovei, Udhëtimi)

  1. Cila është rëndësia a veprës së saj?

Përkrahja e feminizmit – femra në margjina, pikëpamjet e femrës që ndryshojnë nga ato të mashkullit, jo feminizmi i barabarësisë, shkon edhe më larg, deri te prangat e brendshme psikologjike. Gjë që nuk shkonte në hap me rrymën kryesore të feminizmit. Inteligjencën dhe kreativitetin e gruas e konsideron pikënisje të ndryshimeve. Mirëpo varet nga afërsitë konkrete.
Mashkulli dhe pushteti mashkullor në raport me fashizmin,kufizimet e burrave. Institucionet mashkullore dhe hierarkia, një shaka.
Nuk i intereson t’i afrohet asaj që korrupton shpirtin por i ntereson gruaja, duke krijuar kështu një alternativë.
Gjinia si fenomen social dhe i ndryshueshem.
Rrënjët e teorisë së saj janë në gratë që përparojnë deri në një shoqëri që feminizohet (e demokratizohet edhepse ajo vetë kurrë nuk e përdori atë fjalë).
Sot ekziston një valë kritike dhe një interesim i ripërtrirë për veprën e saj.

  1. Çfarë duhet të di për NJë dhomë për vete?
    Shkrimi dha dhomat të ndara sipas gjinisë – mashkull, femër, androgjen…

Është tekst thelbësor për të kuptuar rolin e femrave në letërsi dhe traditë. Pati ndikim të madh në feminizëm ashtu që si pasojë u krijuan botimet e femrave, dhe interesimet letrare për studime të hershme të femrave. Që të mund të kuptohet qartë duhet lexuar krahas “Orlandos” dhe “tri guinejat”. E para është dramatizim I ideve ndërsa e dyta politizim i ideve.
Metoda që ajo përdor në NJDHPV, është argumenti por jo argumenti linear, është argument i cili ndërtohet mbi shmangje thelbësore, the rrjedha e mendimit të të cilit këputet nga cenzura mashkullore. Ajo e ndërlidh të menduarit me të ecurit, duke hulumtuar e shikuar përreth shtegut. Duket sikur ajo qëllimsht e kundërpeshon argumentin e saj ndaj argumentit të Dekartit në “Diskursi i metodës” – aty ku ai pohon se dija është absolute, ajo thotë se dija varet nga konteksti “letërsia përmban më shumë të vërtetë se sa fakti”, aty ku ai thotë se duhet marrë shtegun e drejtë deri të e vërteta, ajo thotë se duhet të gjarpërosh, të dridhesh e përdridhesh.
Çështja e femrave në shek XX ishte votimi. Nga mesi i shekullit, pjesërisht për shkak të veprës se Woolfit, debati kish lëvizur tek gratë, letërsia dhe kultura. Në këtë kohë krijohet një sasi e madhe veprash teorike në të gjitha disiplinat e seksit dhe gjinisë.
Woolf, nuk e ndoqi rrymën kryesore, pacifizmi i saj ishte jo i zakonshëm në mesin e feministeve në Luftën e I Botërore. Ajo gjithnjë theksonte nevojën e ndryshimit të psikës mashkullore, më parë se sa ndryshimin e ligjit si dhe ndryshimin te gratë ashtu që ato të mos komplotojnë kundër shfuqizimit të vet.
Te NJDHPV ajo vë theksin kryesor në faktorët ekonomikë e sociale që ndikojnë në aftësinë e shkrimtarit për të shkruar – mjetet konkrete. Tregimi për jetën e motrës së Shekspirit i shërben asaj si model për ilustrim. Ndërsa Afra Ben, si zhvillim i rëndësishëm sepse ajo është gruaja e parë angleze që fiton për bukën e gojës me shkrime. Megjithate V.W. nuk kërkon ekonomi të lartë ajo kërkon vetëm aq sa mjafton për të jetuar.
Për fat të keq sikur gjeniu të varet vetëm nga 5oo stërlina dhe një dhomë, kjo do të thotë se vetëm elita mund të bëhet gjeni sepse në kohën kur kjo është shkruar kjo gjë praktikisht ishte e pamundur. Athua e thotë këtë me ironi? Një pjesë e mirë e këtij teksti është humoristike dhe e shkruar me ironi.
Teksti gjithashtu hulumton thelbësisht ndikimin e gjinisë në shkrim – dhe pohon se ndryshimi në mes të shkrimit mashkullor dhe atij femëror ekziston. Në jetë dhe në art dominojnë vlerat mashkullore; “Ky është libër I mirë konsideron , kritiku, ngase merret me luftën. Ky tjetri është I parëndësidshëm ngase merret me ndjenjat e grave në një dhomë ndeje.” (NJDHPV)
Gjuha mashkullore ndryshon nga ajo femërore. Gjuha femërore është me pak e ngurtë, është e ngatërruar dhe kundërvajtëse. Më në fund letërsia duhet të bëhet më femërore. Meqenëse gratë kanë jetuar nëpër dhoma të ndryshme kaq gjatë, ato kanë pikëpamje të tjera, tjetër perspektivë dhe vlera të tjera, ato e kanë pikëpamjen e të huajit, pikëpamjen e paqartë. Vende vende ajo pohon se diferenca është ajo që duhet nxitur, diku tjetër në NJDHPV, thotë se femra duhet të modelohet me idetë e mashkullit që të krijojë një tërësi superiore. Përparësia e shkrimi femëror është se nuk ka të bëjë me egon, apo me skema të mëdha por me përvojën kolektive të shprehur me një “unë”. Femra posedon një energji kreative me mundësi shpërthimi që ka qenë e murosur për një kohë të gjatë. Mirëpo kjo nuk guxon të përjashtohet në asnjë mënyrë por duhet të jetë. Zemërimi nuk ka vend në shkrime. Ajo e konsideron zemërimin tejet rigjid.
Këtu ajo gjithashtu shkruan për konstrukcionin shoqëror të gjinisë dhe për atë se si ai ndryshon me kohë – kur flet për vdekjen e grave mendon në kuptim të gjinisë më të dobët të pambrojtur jo në kuptim të vërtetë. Nuk mund të dimë çka është femra.

  1. A do ta shikonte Kasandrën?

Mbase do ta shikonte për shkak të interesimit që kishte për jetën e femrës.
Mund edhe të mos e shikonte për shkak se ngjarja që rrjedh në mënyrë lineare dhe të pandërprerë nuk i dukej mënyrë adekuate për të treguar realitetin e vërtetë.
Me siguri se edhe stilit do t’i gjente mjaft vërejte

Fjalë e mbajtur në promovimin e botimit shqip të “Një dhomë për vete” në Prishtinë më 20. 11. 1997.

Perktheu: Sazana Çapriqi