Për një mendim tjetër farë në kërkim të lirisë
Figura e gruas dhe proza bashkëkohëse te ne-
Artisti në veprën e vet mishërohet
me materien e botës që e krjon, një
njësim konformist do të ishte pseudondiesi .
Erich Fromm
Thënia e mendimtarit dhe filozofit amerikan nuk mund të mos përkujtohet , sa herë që kundrohët figura letrare e gruas në përgjithësi dhe me theks të posaçëm në Kosovë, ku mishrimi i artistit me materien në këtë aspekt nuk është i pakontestueshëm.
Jo rrallë mund të paramendohët një prozë ku mos të jetë modeluar portreti i gruas e cila të shumtën e herave vie si një objekt dekorativ ose si subjekt i ndërthurur në mjerimin e një logjike të dramaticitetit metaforik dhe konfliktuoz.
Pa gruan s’ ka si mbarojnë përrallat,si ngriten heronjtë në legjendat ku ajo paraqitet e flijuar apo e satanizuar mbështjellë me velin e paaftësisë dhe infantilitetit, ose si objekt iluzor që mund t’i shërbejë një imagjinate të mësuar me këtë instrument letrar.
Gruaja si metaforë e tillë paraqitet që nga letrat e para të një periudhe pagane dhe post pagane,mbi supet e së cilës do të ngriten zotërit dhe heronjtë.
Ndryshe.
Ku do të mbështeste Homeri fuqinë dhe madhështinë e Zeusit po mos të flijonte bukurinë e shpirtit divit të Herës . Pa ligësinë e saj shkëlqimi i kryezotit nuk do të ishte edhe aq i praruar.
Pa tradhtinë dhe sopatën e Klitemnesterës, vdekja e Agamemnon Atridit do të binte e rëndomtë si e të gjithë trimave të tjerë të Ilionit. As rrënimi i Trojës nuk do të ndodhte pa tradhtinë e së bukurës Helenë!
Mbi çka do të madhohej mëshira e Jezusë, po mos të prostituohej Maria Magdalena.
Gruaja, kjo metaforë e ligësisë nuk dihet ku do ta shpiente Botën, po mos të zbriste Shkrimi në Medinë që e mbuloi me ispeqe këtë fytyrë djallëzore.
Vrojtuesi i zënë, ai kërkues dhe kurreshtar , do të vë në dyshim këtë lloj metafore, ai nuk i nënshtrohet lajthitjes. Aty do ta vë në pytje aftësinë njohëse dhe etike të shkrimtarit, me të pytur padashas ose me qëllim:
-A nuk ishte Hera motra dhe gruaja e Zeusit.
-A nuk ishte Klitemnestra nëna e Ifigjenisë, kjo nënë që iu shkëput nga dora e bija për të rënë në aktarin e flijimit, ku do të rriste famën i ati mbi kokën e saj të prerë.
-Po, për tradhtinë e Helenës a kishte bashkëfajtor a nuk ishte Paridi miku i burrit të saj. Ose a mund të mirret dashuria fare si krim.
-Me cilët amoralizohej Maria Magdalena? Pse nuk u duhej këtyre Burrave mëshira e Mesis!
-Kur ua mbulova fytyrën këtyre grave në Medinë, pse i shveshe në harem?
Ndoshta meditime të këtij kuptimi kishte Rasini me të lexuar Fedrën e Europidit dhe senekës i cili në Fedrën e tij nuk e sheh aq dendur simbolizimin e së keqës, tradhtisë deri në vrasje, incestit të ngulfatur në gjak.Pasini ngjitet shkallve të ndiesisë së kësaj gruaje dhe motivit që e çoi në patologji destruktive.
Nuk do të ishte i plotë demitizimi i kësaj figure të fajësisë sikur mos të mirrnim parasysh trajtesën letrare poetike që ia bëri më e madhja stiliste e këti shekulli Marguerita Yurcenar në veprë e saj “Zjarret”:
“…Fedra ka të drejtë të akuzojë Hypolitin për krimin e saj, për pavdeksinë e dyshimtë në gojen e poetëve. Sikundër vozitësi që mund të fajësojë lisin buzë udhe për akcidentin që ja theu kokën. Ajo si çdo viktimë mund ta ngarkojë Hypolitin si gjaksin e saj. Nga buzët që nuk dridhen më nga shpresa fjalët e saj të fundit, padyshim ishin: Falëmnderit…”
M. Y. “Fedra apo afshi”
Për një qasje të këtij lloji, më së forti kanë nevojë letërsitë e popujve të robëruar, në rastin konkret, letërsia shqipe .
Me t’i përshkruar protogonistet tona, nuk di sa kemi menduar tëthellohemi në botën e tyre të brendshme që me një modelim shkrimi të zgjuar bashkohës të bijmë në gjenezat e tyre për të parë të tashmen më mirë. Lëvruesi serioz nuk mund të mos ketë ndijesë për shtresimet që rradhiten në shpirtin e cilësdo nag përsonazhet e tij e që ai (shkrimtari) i vëzhgon gjatë përshkrimit, përmes folklorit, mitesh dhe legjendash. Ky në pozitën e artistit , pa dyshim duhet ruajtur nga parazitët që ndërhyjnë në këtë thesar e që janë pasojë e shumë pushtuesve që defiluan në këtë vend.
Te pikturimi prozaik i gruas , por edhe ai poetik mendoj se shkrimtari shqiptar e sidomos ai në Kosovë, ka shumë momente konfliktuoze për të nxjerrë në dritë figurat që do t’i sendërtojë në botën e brendshme të heroinës së vet, pa iu nënshtruar vulave që i lanë barbarë të ndryshëm në të kaluarën shpirtërore të këtij kombi, por as iluzioneve të mitit që mund të ngrehë kokën e një romantike patetizuar.
Mbi këtë lis shpirtëror kombëtar në stërunin e të cilit u thyen devijimi greko – romake me t’u ndeshur në intrigat bizantino – turke që rrezikojnë të çthurin anticitetin e rrallë të frymes që del nga trungu i këtij kombi.
Aty mbretëresha Teutë del mendjelehtë dhe lavire, aty olimpia e Epirit është gjaksoria e gjithë perandorisë Maqedone, aty Rrozafa bie herë si sllave e herë si greke, Gjergji del turk e herë sllav e bogumil. Gjithë këta heronjë iliro-shqiptare që ndërlikohen në këto shkrime të huajsh edhe po t’u pranohet ndonjëherë përkatësia mvishen me petk të përçudshëm e shpotitës që nuk ka si mos të jenë të qëllimshme.
Jo rrallë , krijuesi mund të bie në mjerimin fatkeq të logjikës së robit duke iu nënshtruar një logjike të inferioritetit dhe dëgjueshmërisë, e poqese i mungon ndijesa e një gjyqi të arsyes ai mund të hasë në mëshirën e nënçmimit dhe përdhosjës së gjithë asaj që e ruan shpirti i një krijese kombëtare.
Një letrar i mirë nuk mund të nxjerr karakterizime të shëndetshme gjatë pikturimit të figurave të veta femërore ,qoftë edhe të tipit më modern, poqëse nuk ia vë vetes për detyrë të bie në një lëvrim të stilit të Rasinit apo Jursenarit , me të shtruar dilema në të gjithë këto shkrime dhe parazitët e tyre që kanë ngelur në mitet dhe legjendat folklorike:
A nuk ishte Teuta e vetmja grua që mbretëroi në epokën e saj.
Cili do të ishte Leka i Madh po mos të ishte gjakftohëtsia e mençur e olimpisë nënës së tij bijës së Epirit?
A nuk ishte Rrozafa një flijim për liri, në funksion të mbrojtjes së kështjellës, apo vetëm një nënë si çdo tjetër që do të mendonte për birin e saj. A nuk ishte ajo e tradhëtuar nga tre burra?
- A nuk ishte kulla shqiptare model i fortifikimit ku ruhej qetësia dhe jeta e lumtur. Për se të ishte sinonim i një burgu ku mbyllen gratë, incesti dhe vëllavrasia?
Po jemi i vetmi popull në ballkan ku për mençuri citohet gruaja:”Malësorja e ka thënë”, ky lokucion përdoret edhe sot, për se të nisemi gjatë trajtimitë kësaj figure në letrat tona sipas logjikës së huaj, përse mos të trajtojmë pas tonës : Një burrë dhe një grua e jo me atë tjetrën : Një grua dhe një njeri”
Për zhbërjn e këti lëmshi , mendoj se punë të mirë kryen letrari i cili pos talentit ka edhe bindjen pa kompleks , guximin për të rrezikuar , aftësinë e dlirjes dhe përgaditjen shpirtërore që të pranohet ndoshta edhe dështimi.
Lirinë shpirtërore nuk mund ta sjellin gjeneralët , mendoj se krijuesi i mirëfilltë atë e kërkon në mejdan me vetëveten.
S’konsiderohet e arritur kjo liri, nëse në romanin e traditës së normuar letrare , shkrimtari gjatë figurimit pozitiv të përsonazhit të gruas i nënshtrohet një psikoze patetike as mund të infektojë lexuesin dhe talentin e ri me të ia inponuar në kokë dy vizione pëe gruan atë të literaturës dhe të jetës. Për një infatilitet që ecën dhe për njerin që frymon.
Nuk di sa i dekoron bukuria e veprimit artistik një pjesë të heroinave në prozat tona, që kanë për ambicje të nxjerrin modelin pozitiv të gruas së traditës. Po t’ua nënështrojmë një logjikë artistike dhe etike pak më të stërholluar shumica e tyre dalin ironikisht negative. E si do të dukej ndryshe përshkrimi “…Nëna tërimëreshë e fali të birin për liri”. Lexuesi i hollë nuk do të linte pa pytur, me çfarë të drejte . Apo do të thërriste me atë sarkastikën: “Brravo grua ke pjellë si burrat “!
Në veprim pas lirisë krijuese, jo rrallë hasim në tekste letrare ku shkrimtari në keqkuptim të një modernizimi i nënshtrohet një destrukcioni pornografik pa arrijtur ta ngris atë lakuriqësi mbi nivelin e banalizimit. Ai e vë mbi gruan edhe një rreth zingjirësh të poshtërimit dhe keqpërorimit të saj si objekt.
Pytëm se qfarë lirie i jep gruas shkrimtari që e vë protogonisten e tij pranë pasqyrës për të soditur varrezën që ja dhuroi natyra, me të ja përshkruar si të vetmin instrument kënaqësie! Poqë s’ka për qëllim arrijtjen e farë poetike lirike, mund të thuhët shlirë se aty artistika viktimizohet në shërbim të një devijimi mental.
Me cfarë të drejte një tjetër ,shkrimtar, e shvesh heroinën e tij nga të gjitha bukuritë e ëndrrës dhe realitetit për të ja inponuar një nimfomanizëm që është i denjë për klinikat neuropsikiatrike e jo për një lirim shpirtëror qfarë ka ambicje ta paraqes . Me të harruar se arti i mirë nuk mund të jetë i arritur, në bazë të destrukcioneve të panevojshme të një ekstaze të sëmur, ku lëngon e bukura.
E pra, dihet se kriuesi i mirë i bën roje të bukurës, i vetëdijshëm se ajo është masazh në vete që depërton në mënyrë stubtile te çdo dashamir i artit.
Më duket se nuk është shumë që në letrat tona të trajtojmë gruan, si njeri, si krijesë që i ka të gjitha të metat dhe virtytet njerëzore, në shërbim të korrektësisë dhe dinjitetit dhe hijeshisë së protagonisteve tona.
Gjatë këtyre ditëve të rënda për ne, diku e lexova shkrimtarin Teki Dërvishi të shkruante : ”Doruntinën e solla unë” dhe i besova . Pra unë në poezinë time e ndjeva të pëshpëriste kjo Doruntinë :” Unë i lëkunda varret , me zjarrin e gjakun tim”. Ndoshta s’do të ishte keq që aty ku piqen këto dy udhë letrare, të nis logjika e ndërtimit të gruas.
Këtu po ndalem te fjalët e shkrimtarit të madh bashkëkohës francez Pascal Lainé dhe vepra e tij “Danteliera”, që u nderua me qmimin më të lartë kombëtar Prix Goncúrt. Ai me të përshkruar heroinën e tij tragjike e vetëdijson lexuesin dhe kritikën me pozitën e saj. Sikur thrret sikur lut, për ndryshim mendimi, për avansim ideje, në incertin që po e citojmë këtu :
“Poema ishte një vajzë e masës. Për Emerinë , për autorin e këtyre faqeve , pëe shumicën e njerëzve janë këto krijesa për të cilat lidhemi për një qast, vetëm për një qast, meqë bukuria, paqa që e gjejmë në to nuk është ajo që e kemi imagjinuar dhe se ato nuk gjenden ku janë të pritura. Ato janë vajza të shkreta të bindura se janë të tilla. Të shkreta vetëm pse nuk kemi provuar asnjëherë të zbulojmë gjë në to.”
P. L.
Këtu mbaron citati që bie si një sinjal, mos do të ishte mirë të mendojmë për krimet e mundshme që ia nënshtrojmë pa vetëdije gruas në veprat tona.