Miti
Përkthyesja: Sazana Çapriqi
Shumë kohë më vonë, Edipi i plakur e i verbuar, po endej rrugëve. Nuhati erën e njohur. Ishte Sfinga. Edipi i tha,”Të ta bëj një pyetje. Përse nuk e njoha nënën time?” “Më dhe përgjegje të gabuar,” i tha Sfinga. “Por, nga kjo dolën të gjitha,” ia ktheu Edipi. “Jo,” i tha ajo. “Kur të pyeta. Ç’është ajo që në mëngjez ecë me katër këmbë, në mesditë me dy e në mbrëmje me tri, ti u përgjegje Njeriu. S’e përmende gruan fare.” “Kur thuhet Njeriu,” tha Edipi “me këtë përfshihet edhe gruaja. Gjithkush e di këtë.” Ajo i tha, “Ty ta merr mendja kështu.”
Përktheu: S.Ç.