Maria Luisa
Përkthyesja: Ilire Zajmi
Qielli përmbi Romë është i palëvizshëm. Maria Luisa niset për në pushim, e vetmuar. E di se nuk do të përjetojë më kurrë emocionet e pritjes nga zbardhja e agut dhe perëndimi i diellit me Pieronë.
Me të nuk ndanin asgjë, vetëm dashuroheshin dhe kjo iu mjaftonte. Por, nuk zgjati shumë. U ndanë pas tri vitesh.
Ajo është një grua e pavarur dhe me karakter të fortë. Ka një trup të bëshëm dhe sy të mëdhenj të kaftë të qelët, e zërin të akullt. Ajo është mësuar të komandojë, bën një punë të çuditëshme : organizon udhëtimet dhe lëvizjet e Presidentit, udhëton me rojet, banon brenda në pallat. Mbrohet, ndoshta.
E di mirë se nuk do të do të dashurojë trupa të tjerë përveç atij të Pierosë.
Ajo ka vetëm tridhjetegjashtëvjet. Piero është i martuar, pothuajse janë të gjithë të martuar këta të moshës se tij. Ai ka vendosur të mbetet me gruan e tij të cilën s’e dashuron. Nuk pyetet pse.
Kështu është.
Telefoni cingërron.
Sapo hyra brenda, si je?
Jam e lodhur, duhet të shkoj të oftamologu para se të nisem
Mjekët çfarë të thonë?
Asgjë, do të vzhdoj t’i bëj kontrollimet, jam e stresur
Si je?
Të thashë, jamë mirë tani më duhet të shkoj
Qe disa ditë jam shumë i brengosur
Ke ndonjë motiv të veçantë?
Po, brengosem për ty
Mos u brengos për mua, jam mësuar t’i zgjidh vetë problemet e mia
Por unë jam tmerrësisht i brengosur!
Më vjen keq, më mirë mos të të kisha treguar asgjë
Si je?
Të lutem, mos e përsërit gjithmonë të njejtën pyetje, më dukesh si një robot
të telefonoj nesër nëse mundem
në rregull.
Një njeri si ky për çka shërben? Maria Luisa e dashuronë.
KRISTINA
Kristina është një tridhjetëvjeçare me flokë të gjatë e të zezë, sy të mëdhenj, e me buzë shumë të kuqe. Vesh një bluzë dhe gjithmonë vë parfem me erë vanile.
Ka këmbëngulur një kohë të gjatë që të shihemi. Tani jemi duke ndenjtur në një bar përjashtë, dhe pijme ujë mineral me akull e limon.
Shikoja profilin e saj.
Të kam imagjinuar ndryshe
(buzëqesh) si ndryshe?
Nuk e di, ndoshta më pak të bukur
Ajo ka dhëmbë shumë të bardhë, e lëkurën të tejdukshme, disa stoli ari…
mi ka dhuruar ai… është i martuar
ah! Më vjen keq, kjo gjë të bën të vuash?
jo jam fare mirë! Ndoshta pse nuk jam e dashuruar në të. Gjithçka filloi rastësisht kur më braktisi i dashuri im. Ndihesha shumë keq, dhe një mike dëshironte të më ndihmonte, kështu që burri i saj u dashurua në mua.
Një histori shkatërrimtare
Jo, në njëfarë mënyre ka harmoni, ajo i di të gjitha, por preferon të mos e humbas burrin.
e ti?
e shoh çdo pasdite, pastaj shkon në shtëpinë e tij
e pushimet?
i kalon me familje, por kjo gjë s’më duket problematike
ndoshta po…nuk është lehtë për një femër si unë të mbaj raporte me meshkuj. Por, nuk më pengon. Kam punën time, dhe jam e pavarur.
jeton vetëm?
jo, jetoj me prindërit dhe me motrën, shkojmë dakord
Ke kryer Univerzitetin?
jo akoma, po i jap provimet ngadalë, sepse pas punës nuk mund të studioj,po jam shumë e lodhur
je e dobët nga shëndeti !
kam qenë shumë e dobët përpara, pas një sulmi nervor u sëmura nga anoreksia….tani po ha më shumë
rregullisht?
Jam bërë tabletomane si Lejdi Di. “Është” tmerr! Një mjek më ndihmoi shumë dhe tani kam fituar një barazpeshë.
në çfarë mënyre të ndihmonte?
me tabletat të bëra nga substancat vegjetale të cilat t’i zvogëlojnë shqetësimet dhe ta heqin nervozën e urisë. Haja nga pakënaqësia
e pastaj villje?
po vazhdimisht… disa herë në ditë, më dridheshin gishtat kur i shtija me dhune në gojë
pse?
sepse i shtija gjer në fyt për ta provokuar vjelljen.
Shikimi i Kristinës papritmas iu errësua.
Përse deshe të më takosh?
sepse je një grua sensibile dhe inteligjente, kemi shumëçka të përbashkët.
por ne sapo jemi njoftuar
intuita
dëshiroj të të shoh prapë
natyrisht se do të shihemi sërish.
E përqafova përpara shtëpise sime, një pasdite korriku.
Më se takova asnjëherë.
FEDERIKO
E dinte se s’do të mund të dashuronte trupa të tjerë pas atij të Federikos, ishte më se e bindur për këtë. Ai ishte unik, por jo i bukur. Edhe pse pak herë kishte përjetuar orgazëm me te, gjithnjë e dëshironte.
Asnjëri s’e tërhiqte më tepër se trupi i tij i gjatë e i hollë.
Si çdo të enjte të gushtit shkoi në pishinë, me një libër në dorë e uokmenin në vesh. Ishte tërësisht e dekoncentruar kur njeriu përbri i buzëqeshi. Ai kishte trup të zhvilluar e të mbuluar me leshra të dendura të zeza.
Vetëm atë natë gjersa rrinin ulur në barin e Teatrit Marçelo ajo zbuloi sytë e tij të kaftë e tërheqës, ngapak të enjtur poshtë qeskave të rënda. Sy të lëvizshëm, që të preknin thellë.
– çka simbolozon kjo, të lutem?
– nuk mund të shpjegohet, sy që të prekin thellë, besoj se kjo mjafton
– më bën një dyzinë pyetjesh, përse duhet të flas vetëm unë?
– jam kureshtare, më pëlqen të dëgjoj, vazhdo të më tregosh për vajzën kubane, të përndizte?
– jo, kishte një prapanicë të madhe, e di si janë mulatet… shëtitej në rezidencë me një fëtyrë të mërzitur, kështu që unë i fola. Besoj se mbrëmjeve vinte një tip të takohej me te. Në realitet unë dëshiroja t’i bëja pakëz muzikë, por ajo s’më besoi. I kam dhuruar një qytet lulesh, nuk kuptoj çfarë bën këtu…
– e pastaj?
– asgjë, shkoi, ufrikësohej se mos e shihnin me mua për shkak të asaj pamjes…
– e Biondja
– ah! Rumunja, një vashë e bukur, e gjatë, me gjinj të vegjël e astmatike, ka dy dhëmbë të artë që më bllokojnë. E ti sa je e gjatë?
– Një metër e shtatëdhjetë
– nuk do të thosha, është faji i këtyre këpucëve të ulëta që i ke mbathur… më jep një puthje?
– jo
të lutem, një puthje të vogël si një përkdhelje të lehtë, kam nevojë. Asaj i pëlqente ta vështrojë, ndoshta edhe ta puthë. Mendoi për Federikon. S’ka bërë asgjë përe të mos më humbur e më thoshte se më donte. Kujtoi trupat e tyre të dobët në harmoni të përsosur me vite, nga ai tre nëntori kur Presidenti iu drejtua kombit dhe… Ishte e paparashikueshme. Puthte ngadalë ato buzë të buta e të mirënjohura, i kafshonte. Përse nuk mund ta harronte Federikon? Përse kishte dëshirë që Ai ta dashuronte?
Përktheu: Ilire Zajmi
Shënime biografike: Carmen Lerra Moravia është lindur në Spanjë ka shumë kohë që jeton në Romë. Ka botuar librat “Gjeorgjete” (1988), “Llolla dhe të tjerët” (1989), “Prej Atlantikut deri në Negev” (1990), “Meshkujt” (1993), “Ditari i mungesave” (1996) si dhe “Sarabanda” (1997). Ishte gruaja e shkrimtarit të famshëm italian Alberto Moravia.