Jam fajtore
Përkthyesja: Sazana Çapriqi
Kur më pyesin;Kush është fajtor
u them ; Unë.
Dubravka Ugreshiq
Nuk u ndeza
Nuk u dogja si bredh kërshëndellash
Nuk u shenjtërova
Nuk vdiqa befas
Nuk u sëmura paderman.
Nuk vrava Kryetarin.
Nuk bëra gjë radikale,
Asgjë përfundimisht,
Asgjë për faqen e parë
As për brezat të kujtojnë.
Nuk më rrahin krahët miqtë
Nuk më ngushllojnë të njohur e të panjohur,
As me dafina s’më stolisin,
As në kryq nuk më vënë
Tanët – të huajt.
Në shtëpinë timë nuk ka rënë bomba,
As që u vendos kush i huaj brenda.
Nuk kam paluar e shpaluar valixhe,
Nuk kam pritur në rend për vizë
As strukur jam ditë natë në podrum,
Nuk kam qenë në llogor as në arrati.
Nuk kam ikur si pa krye
Më ka anashkaluar çasti.
Nuk kam marrë në nishan as s’më ka zënë nishani
Nuk kam çliruar – pushtuar
Qytete, fshatra.
Nuk kam mahnitur. Nuk kam shitur mend,
Nuk kam shkruar vargje patriotike.
Nuk kam lindur heronj.
Kontributi im për histori – kurrfarë !
Për mbrojtjen time s’kam çka them.
Përktheu : Sazana Çapriqi